Katër puçistë
E si mund të quhemi puçistë ne, kur edhe për të kaluar një drekë së bashku, mezi mblidhemi. Ai që e bëri këtë konstatim hokatar ishte Mero Baze, teksa shihte sesa i vështirë po rezultonte servisi i fotove që revista Java kërkonte të bënte me grupin e katër gazetarëve, që një vit më parë u etiketuan si puçistë nga komisioni hetimor i 21 janarit. Duke u kërkuar edhe hetimin e tabulateve telefonike. Kjo frazë e pasqyronte dukshëm ambientin e relaksuar në restorantin ku, për herë të parë pas shumë kohësh, Filip Çakuli, Mero Baze, Sokol Balla dhe Andi Bushati, po uleshin të gjithë së bashku. Jo edhe aq për të kujtuar një ndodhi që tani ka më shumë nota humori sesa drame, por edhe për të komentuar atë që po ndodh në këtë përvjetor të trazuar.
Megjithatë, ky 21 janar të çon vetvetiu prapa në kohë. E gjithë kurba e vitit që lamë pas, ka qenë e dominuar nga ajo ditë dhe nga helmi që ajo prodhoi e la pas. I gjithë kalendari kohor e politik i 2011 është varur në gozhdën e përgjakur të 21 janarit. Nga kjo sindromë nuk shpëtojnë dot as gazetarët e njohur, të cilët i përgjigjen në mënyra të ndryshme pyetjeve Pse, Si, Kush?!
Filip Çakuli nuk i largohet profilit të tij të humorit. Një humor gri, në këtë rast. Natyrshëm nuk i ndahet as llullës së tij, e cila, së bashku me mjekrën e zbardhur, i jep një pamje prej babaxhani, më shumë sesa të një drejtuesi të një emisioni investgativ. Ai kujton se si lajmi për kërkesën e tabulateve e ka gjetur në Divjakë, ku i kishte ndodhur një fatkeqësi. Po varrosja vjehrrën, kur më marrin në telefon e më japin lajmin, shprehet ai. Mendova në çast se do të qe ndonjë shaka, por kur u sigurova, mendimi tjetër që ma përshkoi trurin ishte: I fortë Doktori, po ma kalon me humor, edhe mua, si drejtor i Fiksit! Mero Baze ka një tjetër variant për përjetimin e atyre ditëve. Ai kujton se si ato momente i është dashur të përballojë dy fenomene të kundërta: dëshirën për të banalizuar nismën e kryeministrit dhe seriozitetin e perëndimorëve që në menyrë cinike, më shumë shqetësoheshin, ose bënin sikur shqetësoheshin, për tabulatet tona, se për vdekjen e katër qytetarëve. Baze thotë se Berisha kërkonte të shfrytëzonte zhurmën që do të bënte përfshirja e gazetarëve në konflikt, për të hequr një pjesë të përgjegjësive të rënda që ka për 21 janarin. Kur u sigurua që shpëtoi, tërhoqi akuzat ndaj nesh, thotë ai.
Sokol Balla, gazetari i njohur i Top Channel, mendon se që nga 21 janari, kriza shqiptare ka mbetur në vend. Gjithsesi, i pandreqshmi i madh mbetet Kryeministri. Mbeta i shtangur nga ripërsëritja e kërcënimit të 23 janarit, por mendoj se, më shumë se me Ramën dhe manifestimin e tij, kishte lidhje me ekspertizën e pritshme të FBI, e cila ka mbërritur që në 10 janar dhe pritet ti vërë prangat disa VIP-ave të ngjarjeve në Bulevard. Balla thotë se në kërkesën për të marrë me forcë tabulatet telefonike të gazetarëve, qeveria e shpërfilli koston e imazhit që do të merrte pas vetes, duke u kujdesur vetëm për balancimin e kostos së 21 janarit. Besoj se Berisha e ka një plan, dhe, mesa e njoh unë, mund të kemi edhe surpriza. Dhe prej tij, ato jo gjithmonë janë të këndshme, shprehet Balla, duke shtuar se në ajër po vërtitet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.
Andi Bushati, i katërti në listë, thotë se tabulatet e gazetarëve ishin pjesë e përrallës me grusht shteti. Por ai ka dhe një bindje të tijën: u kërkua që gazetarët të damkoseshin si palë në konflikt. Pra, të rreshtoheshin me zor në kuadratin e opozitës. Ky qe qëllimi i vërtetë dhe jo tabulatet tona, që gjoja kërkuan ti merrnin. Edhe ata që i kërkuan, e dinin se as do ti merrnin kurrë, e as nuk u duheshin në fakt, shprehet drejtuesi i emisionit Zonë e Ndaluar. Më duken të mjerë ata gjashtë burra të komisionit hetimor, – thotë Andi Bushati, – që janë të bindur se luajtën një rol që edhe vetë e dinin që sua besonte njeri. Ai proces ishte i pakuptimtë që në fillim, ai shërbeu vetëm për një gjë: së pari, për të krijuar idenë se kish ndodhur një grusht shteti, e pastaj kjo të përdorej për të mos lejuar një hetim të pavarur për ngjarjet dhe, së dyti, për të goditur konkurrentët politikë përtej opozitës.
ANDI BUSHATI
Nëse do tju pyesnin sot, një vit më pas, a keni një ide të saktë se përse shtetit shqiptar i duheshin tabulatet e tua, gjithnjë e parë kjo në lidhje me ngjarjen e 21 janarit?Në fakt, tabulatet nuk i duheshin shtetit. I duheshin asaj pjese të pushtetit, që kërkonte të ngrinte një tymnajë të madhe për të fshehur një pyetje të thjeshtë: Kush i vrau katër demonstrues? Për të gjithë këtë u ngrit përralla me grusht shteti, ku ishin të implikuar jo vetëm opozita, jo vetëm presidenti i republikës, kreu i shërbimit sekret, kryeprokurorja, por edhe gazetarët. Për ne të fundit, qëllimi ishte i dyfishtë, jo vetëm ti shërbenim sadopak shtimit të kësaj tymnaje, por edhe të damkoseshim si palë në konflikt, pra, që ajo që mund të thonim apo shkruanim në ditët pas puçit, të relativizohej. Pra ky qe qëllimi i vërtetë, dhe jo tabulatet tona, që gjoja kërkuan ti merrnin. Edhe ata që i kërkuan e dinin se as do ti merrnin kurrë e as nuk u duheshin në fakt.
Çfarë do ti thonit panelit hetimor të parlamentit që vijon formalisht hetimet, në lidhje me atë që e quan puç shteti? Sa kuptim ka ky proces tani, pas një viti?
Më duken të mjerë ata gjashtë burra të komisionit hetimor, që janë të bindur se luajtën një rol që edhe vetë e dinin që sua u besonte njeri. Ai proces ishte i pakuptimtë që në fillim, ai shërbeu vetëm për një gjë, për të krijuar idenë se kish ndodhur një grusht shteti e pastaj kjo të përdorej për të mos lejuar një hetim të pavarur për ngjarjet dhe, së dyti, për të goditur konkurrentët politikë përtej opozitës.
Si e shihni atë ngjarje nga distanca e një viti?
Si një ngjarje të hidhur, me katër jetë të humbura. Si një përpjekje për të mundur me gjak një protestë të dhunshme. Si një përgjigje asimetrike që iu dha një opozite më shumë se të zemëruar. Si një përgjigje tipike regjimesh, ku zemërimit i vihet përballë urrejtja, gurëve, makinat ujëhedhëse, shkopinjve, kallashnikovët dhe gërvishtjes së gardheve, vdekja!
SOKOL BALLA
Si e shihni situatën sot, kur video shkaktare e 21 janarit ra formalisht poshtë dhe kur kryeministri përsërit paralajmërimin e 23 janarit të shkuar? A dëshmon edhe kjo, se koha shqiptare ka mbetur?
Koha e krizës shqiptare, më sak
