Shqiptari plagos ish-të dashurën në tentimin për ta rikthyer

Një incident me armë ka ndodhur të shtunën pasdite në qytezën Alpen të Gjermanisë, ndërsa protagonistë i kësaj ngjarje ka qenë një emigrantë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, kur shtetasi shqiptar, i dëshpëruar nga ndarja me ish të dashurën e tij, kishte grabitur një pistoletë dhe se me anë të saj ai kishte ndërmarrë hapin për të rikthyer të dashurën.
Ai ka arritur ta takoj ish-dashurinë e tij pranë marketit "Aldi" në Alpen, mirëpo ajo ka refuzuar rikthimin. Refuzimi ka tensionuar emigrantin shqiptarë, i cili ka shkrepur armën, me ç`rast një plumb ka goditur një qafë vajzën e divorcuar. Në këtë incident ka pësuar edhe një kalimtare e rastit. Policia gjermane kishte rrethuar gati tërë qytezën dhe është vënë në kërkim të autorit të incidentit, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes., transmeton ina.
Dy helikopterë të policisë janë ende duke kërkuar rajonin por deri më tani pa suksese. Mbi këtë vepër janë informuar që të gjitha pikat kufitare në tërë Gjermaninë duke involvuar edhe aeroportet shtetërore. Ndaj personit në kërkim, gjykata ka aktivizuar një fletëarrest ndërkombëtar duke vendosur atë në listën e “kuqe” gjë që tregon se personi është tëjetë i rrezikshëm dhe i armatosur.
Rrugët kryesore të “Bundeslandit” NRW janë të bllokuara ende nga trupat e armatosura të policisë të cilët kan vendosur pika mobile të kontrollit./Indeksonline/