E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqiptari që punon në Afrikë: U sëmurëm nga Malaria, askush nuk na vaksinoi

VLORË-Shqiptarët që shkojnë për të punuar në kontinentin e Afrikës nuk kryejnë vaksinën kundër sëmundjes së malarjes. Denoncimi vjen ekskluzivisht për gazetarin e News24, Enrik Mehmeti nga njëri prej personave që ka punuar në Guinenë e Re deri para pak javësh dhe ka qenë i infektuar me malarje.

Stefan Londi rrëfen se të drejtat e shqiptarëve nëpërkëmben nga vetë sipërmarrësit shqiptarë.
“Na nisën në Afrikë dhe nuk na bënë vaksinën anti malarie. Dhe për më tepër kur sëmuresh ato 4-5 ditë ke temperaturë të lartë, vuan jashtë mase dhe ata nuk të paguajnë ditën e punës. Nuk na i paguan ditët që qëndruam në spital dhe u mjekuam nga malarja. Shumë gjera na thonë këtu dhe ndryshojnë gjërat kur je atje. Nga data 10-11 e muajit Maj më zuri malarja, e kalova me serume në spital. Një shok tjetër është rëndë, po mjekohet në Athinë”.

Punonjësi shqiptar thekson se infeksioni i Malarjes nuk shërohet tërësisht pasi virusi qëndron në trup dhe 5 vjet të tjera.
“Virusi qëndroka në trup 5 vjet. Nëse unë e kam malarien nga mushkonja, mund ta ketë cupa ime, gruaja ime, miq, të tjerë persona”.

Muajin e shkuar sëmundja e malaries alarmoi strukturat shëndetësore në Shqipëri. Kjo për shkak se prania e mushkonjës anophele risolli malarien pas 50 vjetësh në jugun e Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Malarja, të rejat e fundit nga shkenca mjekësore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›