Shqiptari vetdigjet shkaku i varfërisë

Një shqiptar i papunë, 50 vjeçar, baba i tre fëmijeve i ka vënë flakën vetës.
Ngjarja ka ndodhur në Saltara të Italisë e sipas mediave fqinje ai është identifkuar si Hysni Daci.
Ai u dërguar në spital me plagë të rënda në 90% të trupit për shkak të djegies me benzinë, shkruan Panorama.
Nga hetimet e para mësohet se shkak për veprimin ekstrem ka qenë gjendja e rëndë psikologjike nga vështiresitë ekonomike, renduar së fundi edhe nga humbja e vendit te punës./indeksonline/