Policia e "pengoi" shqiptarin i cili shiste drogë në rrugë!

Një operacion i policisë së Artës në Greqi, bëri të mundur arrestimin e një shqiptari në kushtet e flagrancës teksa po i shiste heroinë një shtetasi grek.
Shqiptari i ndaluar i moshës 37 vjeçare, u ndalua nga policia me disa doza heroinë, teksa po ia dorëzonte një klienti grek, ndërsa krahas saj, dozat e tjera i kishte fshehur në pjesën e këpucëve.
Jo vetëm kaq por siç raporton Noa, emigrantit shqiptar i cili rezultonte i papunë, iu gjetën edhe 3 mijë euro në shtëpi, të cilat dyshohen se janë të ardhura të përfituara nga tregtia e drogës, si dhe disa materiale për paketimin e lëndës narkotike.
Nga hetimet e policisë thuhet se 37 vjeçari bashkëpunonte me disa shqiptarë të tjerë për furnizimin dhe tregtimin e lëndës narkotike, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij./Indeksonline/