Nipi godet me thikë xhaxhain dhe hallën

Parandalohet një krim në familje. Një 21-vjecar është arrestuar pasi ka goditur me thikë xhaxhain dhe hallën e tij, pas një konflikti familjar.
Ngjarja u shënua në rrugën ‘Hoxha Tahsim’ në Tiranë. Nga hetimet paraprake mësohet se Emiljano Shtëpani 21-vjeç, pasi ka debatuar me Ardian dhe Flora Shtëpanin ka tentuar ti vrasë, shkruan Zhurnal.
Policia ka parandaluar në kohë krimin pas denoncimit të familjarëve dhe ka bërë shoqërimi ne të riut në Komisariati Numër 1.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e konfliktit./indeksonline/