E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja Angela Martini çmend Craig Davidin

Craig David duket se ka një lloj simpatie të veçantë për ish-Miss Shqipëria, shkodranen Angela Martini me të cilën kohë më parë realizoi një set fotografik. Në një intervistë për mediat e huaja këngëtari i njohur britanik Craig David ka treguar që është mahnitur me bukurinë e saj. “Ajo është padyshim mahnitëse (fizikisht), por në mendjen e saj është gjithashtu tepër e bukur”, ka deklaruar Craig David. Pak ditë më parë, mediat amerikane shkruan për një lidhje të mundshme mes Angela Martinit dhe reperit Kanye West, por shkodrania i mohoi këto zëra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›