E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulrike n’Kafene

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 12:31

Raportuesja në parlamentin evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek ka gjetur kohë që të paraqitet në disa episode të serialit të njohur kosovarë, “Kafeneja e jonë”.

Atë e kemi parë të shoqëruar me Adem Mikollovcin, përderisa Koka i ka kërkuar “martesë”, jo për shkak se e do por thjesht për t’ja “rregulluar letrat”.

Ndryshe, ende nuk dihet se a do të paraqitet edhe në këtë episod Lunacek, edhe pse asaj i është dhënë një tepsi me lakror të shtëpisë, për të cilin ka thënë se ka shije shumë të mirë.

Ndërkohë, episodi tjetër i “Kafenesë...” do të mbahet sonte, përderisa episodi i fundit ishte realizuar në partneritet me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›