Shqiptarja dhe nje kroat shantazhojne me foto nudo, arrestohen
Itali-Nje vajze shqiptare qe punonte si prostitute dhe nje kroat 70-vjecar, jane arrestuar nga policia italiane e Torinos, pasi shantazhonin me ane te fotove nudo, duke u kerkuar para, klienteve qe frekuentonin seksin me vajzen shqiptare. Media italiane, raportojne se arrestimi i tyre ndodhi pas rastit me te fundit, ku pre e veprimtarise se tyre ishte nje burre 60-vjecar. Ngjarja ndodhi ne banesen e 60-vjecarit, kur vajza shqiptare emri i te ciles nuk behet i ditur, kishte shkuar per te kryer marredhenie seksuale me te moshuarin. Nderkohe ne nje ambjent te fshehur, kroati qe bashkepunonte me shqiptaren, ka kryer disa foto qe kompromentonin jeten e 60-vjecarit. Pasi cdo gje ka perfunduar ka nisur edhe vuajtja per viktimen e seksit. i demtuari ka marre dhjetera telefonata, ku i kerkohej te paguante shuma te majme parash nese donte qe fotografite e tij me nje femer tjeter, te mos binin ne duar e familjes dhe gruas se tij. Ne kembim per mospublikimin e tyre, kroati dhe shqiptarja i kane kerkuar nje shume prej 25 mije eurosh. Pas shume telefonatash i demtuari, ka pranuar te paguaj gjoben e vene. Ne momentin qe ai do te dorezonte 3 mije euro, policia e cila ishte sinjalizuar prej tij, ka nderhyre duke arrestuar ne flagrance gjobvenesit, si dhe ka bllokuar edhe nje sasi te fotografive qe ishin bere per llogari te shatnazhit. Policia po heton edhe per raste te tjera, te perfitimit nga dy te arrestuarit.
Fotot nudo
Ngjarja ndodhi ne banesen e 60-vjecarit, kur vajza shqiptare, emri i te ciles nuk behet i ditur, kishte shkuar per te kryer marredhenie seksuale me te moshuarin. Nderkohe ne nje ambjent te fshehur, kroati qe bashkepunonte me shqiptaren, ka kryer disa foto qe kompromentonin jeten e 60-vjecarit.