E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja, me shenja ne fyt

30-vjeçarja shqiptare, Rajmonda Zefi, mund te ketë humbur jetën për shkak te një shtrëngimi ne fyt. Këto janë disa te dhëna paraprake te eksperteve mjekoligjore ne Liguria te Italisë, sipas te cilëve, ne fytin e viktimës gjenden shenja gishtërinjsh. Megjithatë, gjithçka do te verifikohet gjate autopsisë qe do te behet te hënën. Bashkëshorti i viktimës dëshmoi fillimisht se shqiptarja Zefi ka humbur jetën, pasi ishte rrezuar nga shkallet, version ky qe u komunikua zyrtarisht edhe nga policia vendase. 30-vjeçarja shqiptare është deklaruar e zhdukur nga bashkëshorti i saj, me 3 janar, pas një zënke mes tyre.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›