E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LSI Roshnik aksidenton emigrantet

Përplasja e dy makinave ne Vodice te Beratit ka shkaktuar plagosjen e rende te dy emigranteve. Sipas policisë, një mjet tip "Mitsubishi", qe drejtohej nga kreu i LSI se komunës Roshnik, ka goditur një makine me targa greke, qe vinte nga ana tjetër. Te plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ndodhen nen kujdesin e mjekeve ne spitalin e Beratit. Ekspertet sqarojnë se aksidenti është shkaktuar si pasoje e humbjes se kontrollit nga ana e kreut te LSI se Roshnikut, Eqerem Kotollaku. Pasi është shoqëruar për disa ore ne komisariat, 51-vjeçari është lënë i lire.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›