Polonia kërkon lirimin e Tymoshenkos

Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, ka kërkuar nga Ukraina që ta liroj ish-kryeministren Yulia Tymoshenko nga burgu.
Tymoshenko ishte dënuar me shtatë vjet burg, muajin e kaluar, me akuza për keqpërdorim të detyrës.
Këtë proces Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar, duke e cilësuar si të motivuar politikisht.
Komorovski, gjatë vizitës në Kiev, tha se burgosja e Tymoshenkos do të vazhdoj t’i dëmtoj perspektivat e Ukrainës, për arritjen e marrëveshjes për asociim me Bashkimin Evropian.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, ka shprehur përkushtim që ish-kryeministrja Tymoshenko, e cila ishte e sëmurë në burg, do të ketë qasje në ndihmën mjekësore të stilit “evropian”.