E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim tjetër enigmatik në Iran

Agjencia iraniane e lajmeve, FARS, fillimisht njoftoi për një shpërthim të papritur në qytetin e Isfahanit, qe strehon objekte të rëndësishme bërthamore të vendit.

Pak me vone, agjencia e fshiu këtë njoftim nga faqja e saj. Kështu, siç ndodh shpesh, autoritetet iraniane japin variante kundërthënëse të ngjarjes, por banorët e zonës konfirmojnë te kenë dëgjuar një zhurme te fuqishme.

Zyrtare lokale përpiqen ta mbyllin çështjen me pohimin e thatë se ishte thjesht një gjëmim i mbytur, pasojë e një incidenti gjatë stërvitjes së brendshme në bazën ushtarake në verilindje të qytetit. Me pak fjale, asgjë për t'u shqetësuar.

Megjithatë, episodi mjaftoi për te nxitur një vale te menjëhershme spekulimesh mbi mundësinë e një tjetër sabotazhi.

Mendohet se impiantet bërthamore te Isfahanit kanë qenë këto vitet e fundit objektiv i një serie sulmesh te opozitës dhe shërbimeve sekrete si CIA apo Mossadi izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›