E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Berisha: Zgjedhje elektronike, harroni kutitë

TIRANE- Ashtu sikurse ka ndodhur në seancat e fundit në parlament, opozita ka qenë sërish e pranishme vetëm gjatë 60 minutave të diskutimeve të lira. 

Byroja pezullon për dy javë Taulant Ballën
Ora 21: 50- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pas përfundimit të seancës parlamentare ka mbledhur Byronë e Kuvendit, e cila vendosi të pezullojë me 2 javë deputetin Taulant Balla, ndërsa deputetit Sajmir Tahiri i është tërhequr vëmendja. Edhe gjatë debateve në kuvend, kryetarja Topalli ka ndërprerë seancën duke e paralajmëruar Ballën.
Byroja e ka marrë këtë vendim pasi ka cilësuar të padenja dhe fyese fjalët e deputetëve në seancën e sotme parlamentare.

Tahiri: Protesta për ti dhënë fund pushtetit të Berishës
Ora 20: 30- Deputeti Sajmir Tahiri i ripërsëriti Berishës se e ka të pamundur të pranojë transparencën me shprehjen “Transparenca për ju është parim sa është drita e diellit për lakuriqin e natës.” 

Edhe Tahiri e akuzoi Berishën për deklarata të vërteta në sallën e Kuvendit, por sipas tij përgjigjen do ta marrë nga populli dhe nga protestat e tij.
“Përgjigjen do ta mërrini nga protestat deri atëherë sa të kuptoni se shqiptarët duan tu zgjidhen hallet e tyre jo projektet e familjes në pushtet. Populli do dalë në protestë për ti dhënë fund keqqeverisjes tuaj, pasi ju i vidhni zgjedhjet qytetarët shqiptarë pagouajnë faturat. Jeni i fundit kryeministër që pranoni manipulimin e zgjedhjeve ashtu sic jeni i fundit që pranoni krizën e thëllë ekonomike sepse ju e keni zhytur vendin në krizë ju i keni vjedhur shqiptarët. Do dalim në protestë që qeveria dhe maxhoranca ta marrin vesh mirë se në cdo cep të Shqipërisë nuk jetojnë kafshë por njereëz madje me një shumë dinjitet sesa ju zoti kryeministër” – theksoi Tahiri.

Balla: Kutitë do ti hapim më 30 prill
Ora 20: 00- Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi nga salla e Kuvendit se kryeminstri Berisha nuk do ti mbajë edhe për shumë kohë të mbyllura kutitë e 28 qershorit. Populli opozitar sipas Ballës do të marrë në dorë fatin e tij dhe më 30 prill do ti hapë këto kuti. 

“Sot kemi një qeveri që po vjedh gjithcka, vjedh toka dhe trafikon armë e barut, blen e shet energji , ja pse kryehajduti i manipuloi zgjedhjet ja pse ka frikë nga kutitë. Në 30 prill do ti hapim kutitë për ta cliruar Shqipërinë nga skllavëria e keqeverisjes, jo vetëm për të cmontuar korroupsionin e famljes së kryeminstrit por për të shpërtuar mijëra e mijëra familje të varfëra” – u shpreh Balla. 

Duke e akuzuar Berishën se është tallur sot në sallën e Kuvendit me deklaratat për rritjen ekonomike e ftoi atë ta ndiqte këtë seancë drejtpërdrejt dhe jo nga televizioni i zyrës së kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
“Do doja ti bëja thirrje berishës ta ndjekë më mirë seancën ketu në sallë se nga zyra e zonjës Jozefinë. Si mund të gjesh kurajon, të tallesh sot në këtë sallë për rritje ekonomike kur buxhetorët ende nuk kanë marrë rrogën e marsit?” 

Balla ka nënvizuar se, “Ka ardhur koha që populli të vendosë më 30 prill dotë marrë në dorë fatet e tyre”, ndërsa sqaroi edhe njëherë se “Në kuvend jemi vetëm për transparencën e zgjedhjeve”.

Ruci- Berishës: Votimi elektronik, shashka e radhës
Ora 19: 40- Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi e konsideroi sot në Kuvend premtimin e kryeministrit Berisha për votimin elektronik, si "shashken e radhës".
"Kryeministri Berisha në vend që ta shikojë krizën politike dhe kërkesën e opozitës për transparencën e zgjedhjeve, hedh përsëri shashkat dhe demagogjinë e radhës, duke bërë angazhimin e radhës. Nuk ka zgjidhje të krizës politike pa bërë transparencën e zgjedhjeve. Shqiptarët duan zgjidhjen e krizës politike dhe jo votimin elektronik. Merrni në konsideratë kërkesën e opozitës për transparencë", tha Ruçi duke iu drejtuar kryeministrit Berisha, i pranishëm në sallën e Kuvendit.
Më tej ai kundërshtoi shifrat e paraqitura nga kryeministri sot në seancë lidhur me "dinamizmin e ekonomisë shqiptare", duke thënë se, aktualisht ekonomia e vendit "është më e rrënuar se kurrë"

Berisha: Harroni kutitë, votim elektronik
Ora 19: 20- Kryeministri Berisha ka deklaruar nga salla e Kuvendit se në bisedimet e fundit që ka pasur me Emirin e Kuvajtit ka marrë garancinë jo vetëm për të financuar sheshin e Tiranës por edhe boshtin e Jugut, ndërsa deputetëve të PS iu ka treguar se do ti japë fund edhe lojës me kutitë e votimit dhe me komisionerë. 

Në fjalën e tij Berisha ka lënë të kuptohet se në të ardhmen mënyra e votimit për shqiptarët do të jetë elektronike.
“Do t´ju nxjerr edhe juve nga kutia s´do ketë më as kuti as komisionerë, as fletë votimi. Keni frikë nga teknologjia mos u bëni prehistorikë, do të marrë fund gjyqi i shëmtuar që po i bëni 20 mijë komisionerëve politikë, ska më komisionerë por gjurmë gishti, nuk do të ketë më kuti votimi, do ketë gjurmë elektronike. Ju ndryshoni statutet unë do ndryshoj procedurat e votimit” - deklaroi Berisha.

Ndërsa ka parë si “Entuziaste, dinamike shpresëdhënëse" paraqitjen e ekonomisë shqiptare në 3 mujorin e parë të vitit 2010.
“Jami i bindur që këta tregues kanë një rëndësi të madhe për të gjithë ata shqiptarë që të ardhurat e tyre i bazojnë në rroga dhe pensione, eksporti i mallrave shqiptare ka një rritje jo 10, 20 apo 50 por një rritje në 144 përqind në vlerë” – u shpreh Berisha

Dade: Në Kuvend për transparencë
Ora 18: 50- Përpara fillimit të seancës së sotme parlamentare, deputetja Arta Dade ka deklaruar për News 24 edhe njëherë se PS do të hyjë në Kuvend me shpresën për të gjetur një konsensus, për transparencën e plotë të zgjedhjeve. Deputetja Dade është shprehur se transparenca është kusht edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. 

“Ne kemi ardhur në parlament për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit që do ti shërbejë edhe zgjedhjeve të ardhshme, por pa u arritur standartet e kërkuara nuk mund të flasim për zgjedhjet e ardhshëme. Kemi besim se situata do të ndryshojë, pasi koha po punon gjithnjë e më shumë për ne” – u shpreh Dade. 

Duke sqaruar pozicionin e PS në parlament dhe PS që del në protestë, Dade u shpreh se kjo është një gjë normale, pasi edhe protestat po përdoren në funksion të transparencës, janë një mjet demokratik, sipas saj.

Alibeaj: PS në kuvend me strategji
Ora 18: 30- Pak para fillimit të seancës deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e konsideroi vendimin e opozitës për pjesëmarrje të kushtëzuar në kuvend si strategji, që sic tha ai do ta cojë opozitën drejt një asfiksie politike. Në një komunikim në Neës24, Alibeaj u bëri thirrje deputetëve të opozitës të kryejnë detyrimet morale të zgjedhësve të tyre.
“Nuk ka betejë parlamentare. Parlamentarizëm do të thotë të marrësh pjesë në seancë, të japësh alterantivën tënde opozitare në të gjitha cështjet. Ky është një detyrim moral i atyre që i kanë votuar “ u shpreh Alibeaj.

Ndërkaq deputeti demokrat theksoi bindjen e mazhorancës për transprencën e zgjedhjeve me mjete kushtetuese.

“Ne i qëndojmë të njëjtës fjalë që kur u kërkua transparenca e zgjedhjeve. Transparenca bëhet në rrugë institucionale. Është e drejta e tyre të vijnë të kërkojnë transparencë, por me mjete kushtetuese” tha Alibeaj.
(e.n/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›