Izraeli dhe SHBA-ja ende të përçarë
Izraeli dhe SHBA-ja mbesin të përçarë në lidhje me aktivitetet në kolonitë hebrenje, edhe përkundër faktit se dallimet janë tkurrur në disa fusha, ka theksuar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas konsultimeve që zhvilloi me anëtarët e kabinetit të tij.
Netanjayhu dhe ministrat e tij kanë peshuar reagimin ndaj kundërshtimit amerikan të aktiviteteve nëpër kolonitë hebrenje në territoret e okupuara palestineze dhe në afërsi të Jerusalemit.
Netanyahu nuk ofroi shenja se grindja për kolonitë është afër përfundimit, grindje kjo e cila ka tendosur marrëdhëniet e Izraelit me aleatin e vet kryesor.
“Ne po vazhdojmë diskutimet”, tha Netanyahu, duke ju referuar dialogut me administratën e presidentit amerikan, Barack Obama.
“Nuk po them se nuk kemi mosmarrëveshje. Ka gjëra për të cilat pajtohemi, por ka gjëra për të cilat nuk pajtohemi”, shtoi ai, pa ofruar detaje më të hollësishme.
“Ne po bëjmë përpjekje për të vepruar në mënyrë të koordinuar, ngase ne dhe SHBA-ja kemi interesa dhe vlera të përbashkëta”, tha Netanyahu, i cili të hënën do të udhëtojë në Washington, për të marrë pjesë në konferencën për siguri bërthamore.