Shrbimi n cerdhe e kopshte

“Me transformimin e infrastrukturës, me rindërtimin e shumë çerdheve e kopshteve, doli si domosdoshmëri përmirësimi i cilësisë së shërbimit, duke filluar që nga cilësia e ushqimit, trajtimi i fëmijëve, qoftë nga ekipi edukator, qoftë edhe nëpërmjet futjes së mjekut psikolog, si një element i ri dhe i domosdoshëm, ashtu siç ndodh në të gjithë botën e qytetëruar. është kënaqësi që ne sot të kemi përpara një anketë e cila tregon se 96% prindërve që sjellin fëmijët në çerdhe janë të kënaqur me ushqimin e tyre”, tha Rama.
Kopshtet dhe cerdhet në Tiranë frekuentohen nga 6800 femijë, të cilët kanë një trajtim cilësor përsa i përket edukimit por edhe ushqimit. Rama ka treguar se gjatë këtij viti do të përfundojë ndërtimi i 14 çerdheve dhe kopshteve dhe do të ndërtohen 4 ndërtesa të reja.Gjate 2011 është parashikuar ndërtimi i 23 objekteve të reja.