E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci rizgjidhet kryetar i LDD-së

Nexhat Daci, pa asnjë kundërkandidat, është rizgjedhur në postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), në Konventën e Dytë të kësaj partie, e cila zhvilloi sot punimet në Prishtinë.

Në Konventë merrnin pjesë 501 delegatë të LDD-së, të cilët i dhanë edhe një herë besimin liderit të deritashëm.

Pas rizgjedhjes, Nexhat Daci është zotuar se do të angazhohet më shumë se asnjëherë tjetër në përmirësimin e jetës në vend.

“Mund të ju premtoj një gjë dhe të gjithë e dinë se atë që e them e realizoj, që do të punoj bashkë me kryesinë e re me Këshillin Kombëtar, por në veçanti me Konventën, me kapacitet shumë më të shtuar. Kam përshtypje se kurrë nuk më i shëndoshë e më i fuqishëm nuk kam qenë se me ju sot. Kjo i duhet Kosovës më shumë se kurrë, kjo iu duhet fëmijëve tanë, rinisë sonë e cila prapë në shtetin e Kosovës po ia mësyn rrugëve që nuk i ka ëndërruar më, sepse ka menduar që do të shkollohet, të punësohet, të krijojë familje në shtetin e vet, në shtëpi të vet”, ka thënë Daci, transmeton KosovaPress..

“LDD e ka borxh ta sakrifikojë karrierën e vet që me ngulm të punojë për këtë dhe jemi të gatshëm t’i kryejmë obligimet tona, jo të marrim benificione për vetveten”, ka shtuar ai.

Konventa ka zgjedhur edhe Këshillin Kombëtar prej 101 anëtarësh dhe ka miratuar orientimet programore të LDD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›