E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtabi i Bashës në misionin për të dëbuar gazetarët

Ata vërdallosen çdo ditë në Tiranë. Furgonat e mbushur më pajisje transmetimi live e me gazetarë kanë për detyrë të pasqyrojnë çdo ngjarje që ndodh në hapësirat publike në kryeqytet. Deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem. Sa herë kanë parë ndonjë ngjarje, e kanë filmuar e transmetuar. Por tani u ka dalë një problem. Po përndiqen këmba- këmbës nga stafi i Lulzim Bashës. Edhe pse ata janë të lira të filmojnë çdo aktivitet që ndodh në publik, Basha i përndjek me rreptësi. Dhe e dini çfarë po bën Basha? Fushatë për tu zgjedhur kryetar i bashkisë së kryeqytetit.

Të gjithë e dimë që Basha nuk fton askënd për të transmetuar aktivitetet e tij. Por pyetja lind, po nëse shkon për të filmuar çpo Basha? Do të të dëbojnë pa një pa dy. Kjo është gjëja më e rëndë që po ndodh me lirinë e medias në këtë vend. Dhe ta imagjinosh më pas që ky njeri do jetë transparent kur të vijë në krye të bashkisë dhe të ketë në duar paratë tona. Si mund të garojë për kryebashkiak një person i tillë? Dhe çështë më e keqja, a e imagjinoni për një moment se e kemi pasur drejtues të tre ministrive të rëndësishme në vend?

E dimë që shumë gazetarë mendojnë se është më mirë për ta të mos lodhen për të shkuar pas Bashës. Por tmerri që po përjetojnë ata pak gazetarë që duan ta ndjekin live është i paparë.

***

Ndërkohë në mbledhjen e radhës të Bordit të Monitorimit të Medias mori pjesë edhe analisti për mediat i vëzhguesve të ODIHR-it Giuzeppe Milazzo. Pas takimit ai nuk pranoi të bëjë asnjë koment. Mësohet se po kaq i rezervuar ka qenë edhe gjatë mbledhjes, ku vetëm ka mbajtur shënim qëndrimin e bordit.

Katër anëtarët në shumicë, prej nga erdhi propozimi për vendimin e KQZ-së, argumentuan se televizionet nuk kanë pse i refuzojnë kasetat përderisa i kanë pranuar në zgjedhjet e vitit 2009. Kurse balancimi i kohës mes kandidatëve është një mangësi e kodit, që ata u përpoqën ta rregullojnë me propozimet e tyre. Këto argumenta janë kundërshtuar nga tre anëtarët në pakicë, të cilët kanë argumentuar se nuk është kompetencë e bordit të monitorimit të ndryshojë kodin zgjedhor. Por propozimet e bordit mund t’i shërbejnë një reforme të ardhshme zgjedhore.

Sa i takon detyrimit për marrjen e kasetave, tre anëtarët e bordit kanë theksuar me forcë se kjo bie ndesh me parimet më elementare të profesionit të gazetarit. Ata i vunë në dispozicion përfaqësuesit të ODIHR-it edhe një kopje të letrës që drejtori i informacionit të Top Channel i ka dërguar Bordit të Monitorimit për këtë cështje.

Pritet që cështja të përfshihet në raportet e ardhshme të vëzhguesve, madje kjo është kërkuar edhe prej dy shoqatave të profesionit. Paralelisht me mbledhjen e Bordit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Lidhja e Gazetarëve nuk i kursyen fjalët për të denoncuar vendimin e KQZ-së.

“Unioni i Gazetareve dhe Lidhja e Gazetarëve ngre zërin duke kërkuar njekohesisht nga autoritetet qe kane cilesine e monituresve apo vezhguesve te procesit zgjedhor, të reagojnë ndaj këtij vendimi të pjesshëm sepse një praktike e tille ul integritetin e reporterit në terren, zhvlefteson raportin ne teresi nga gazetaret profesioniste dhe krijon një mundësi për të manipuluar”, tha drejtuesi Aleksander Cipa.

Zoti Cipa tha se pas kësaj konference do t’u kërkonte një takim vëzhguesve të ODIHR-it. Shoqatat kërkuan një solidarizim mes redaksive të lajmeve të televizioneve dhe drejtuesve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›