Shtabi qëndror ushtarak amerikan, me shef të ri

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka zgjedhur gjeneralin veteran, Martin Dempsi, për ta trashëguar postin që deri më tani ka mbajtur admirali Majk Mullen, si shef të shtabit qendror ushtarak.
Vendimi i Obamas e sjell atë më afër rindërtimit të ekipit amerikan të sigurisë kombëtare.
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama e ka cilësuar gjeneralin Dempsi, si njërin nga gjeneralët më të respektueshëm të Shteteve të Bashkuara.