Reduktohet numri i inspektoriateve publike në ministri
Reduktohen numri i inspektoriateve publike nga 33 në 11 nga një për çdo ministri. Projektligji u miratua në parim në komisionin e ekonomisë dhe të financave.
Gjatë raportimit në lidhje me këtë projektligj zv.ministri Enno Bozdo deklaroi se ky projektligj është një reformë e rëndësishme pasi do ndikojë jo vetëm në uljen e kostove për biznesin, por edhe reduktimin e kohës së inspektimeve.
I pranishëm në komisionin e ekonomisë Andis Harasani njëri prej deputetëve që kanë thyer vendimin e grupit parlamentar të PS-së për të mos marrë pjesë në komisione dhe në parlament u shpreh se prania e tij justifikon votët e dhënë prej elektoratit.
Ky projektligj është përcaktuar si mjaft i rëndësishëm pasi rrit kompetencat e inspektorëve dhe e bën procesin më transparent.