Skenderbeu -Vllaznia nxehen presidentet

Vllaznia do te udhetoje drejt Korces me statusin e liderit te kampionatit por ne kampin e Skenderbeut besojne se kunder shkodraneve eshte momenti i duhur per nje autokritike shembullore pas humbjes zhgenjyese me Shkumbinin 3-1 ne Peqin.
Presidenti i Vllaznise Valter Fushaj pas fitoreve ndaj Bylisit dhe Lacit dhe barazimit me Kastriotin e sheh skuadren e financuar prej tij por dhe bashkise se Shkodres dhe te drejtuar nga malaziasi Mojash Radonjic - tekniku i trete i huaj te kuqeblute - si pretendente ne fitimin e titullit cka do te ishte i 10-ti ne historine e klubit me te vjeter ne Shqiperi.
Nuk ka ndeshje te lehte per ne. Perballe kemi Skenderbeun dhe nuk duhet te shikojme fryrjen e ketij ekipi ne media. Sigurisht qe ne Korce do te jete e veshtire por ne e kemi te qarte ate qe kerkojme ne kete perballje - tha Fushaj i cili gjate drejtimit te tij te Vllaznia ka fituar vetem Kupen e Shqiperise 2008.
Vllaznia dhe Skenderbeu jane dy skuadrat qe kane shenuar me shume gola ne tri javet e para nga 5 por korcaret kane fituar 2-0 ne tavoline ndaj Beses ne javen e pare te kampionatit.
Dy ekipet kane pesuar edhe te njejtin numer golash nga 3 por me te vecanten se Skenderbeu i pesoi ato ne nje ndeshje te vetme kunder Shkumbinit cka provokoi edhe kritikat e ashpra te presidentit Agim Zeqo.
Humbja ne Peqin mund te konsiderohet si veper e mbrotjes apo e thene ndryshe e gabimeve foshnjarake nga lojtaret e ketij reparti. Ndaj Vllaznise nuk me intereson asgje tjeter vec fitores - tha bosi i Skenderbeut per Panorama Sport pak dite perpara sfides me shkodranet takim qe do te luhet diten e diel ne stadiumin e qytetit te Pogradecit atje ku heren e fundit korcarer fituan 2-0 me Teuten e vendit te parafundit.
Ne tri perballjet e sezonit te kaluar Skenderbeu fitoi 2-0 me Vllaznine rezultat ne tavoline per shkak te gabimit teknik te shkodraneve ne listen e regjistrimit te lojtareve nderkohe dy te tjerat Vllaznia fitoi 3-2 ne Shkoder dhe barazoi 1-1 ne Korce.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 15 Shtator 2010