Mallakaster rrezikohet regjistrimi i studenteve
Perplasja mes deges rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore Fier si dhe Drejtorise se Shendetit Publik ne Mallakaster po rrezikon regjistrimin ne universitet te dhjetera studenteve nga rrethi i Mallakastres. Shkak eshte bere mungesa e komisionit mjekesor qe nenshkruan raportet e aftesise per shendetin e studenteve. Drejtoresha e shendetit paresor ne Ballsh Luljeta Bregasi sqaron se shkak per mungesen e komisionit eshte bere drejtori i Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore te Fierit Ilir Bele ky i fundit thote se emrat e mjekeve te propozuar nuk permbushin kriteret qe kerkohen me ligj. Ceshtja ka mberritur prej kohesh ne dyert e Ministrise se Shendetesise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore dhe ende nuk ka gjetur zgjidhje.
ProtestaNderkaq prej dy ditesh dhjetera studente nga rrethi i Mallakastres kerkojne marrjen e raportit te aftesise se shendetit dokument qe u nevojitet per tu regjistruar ne universitet. Paraditen e se martes ata kane organizuar nje proteste duke kerkuar marrjen e raportit te aftesise. Studentet jane mbledhur prane godines se Drejtorise se Shendetit Publik ne Ballsh dhe kane kerkuar qe problemi i tyre te marre zgjidhje. Nuk na regjistrojne pa kete dokument. Kemi dy dite qe vijme per te marre deshmine por nuk ka komision. Nderkohe regjistrimi per ne shkolle te larte deri te premten ka afat thone te indinjuar studentet. Dje ata i jane drejtuar nenprefektures se Ballshit nderkohe qe ka kercenuar me bllokim te rrugeve kombetare.
Akuzat e ndersjellaLuljeta Bregasi drejtoresha e Shendetit Publik ne Ballsh sqaron per Shqip se shkaktari i situates se krijuar eshte Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore ne Fier. Prej nje viti nuk funksionon komisioni qe jep deshmite e aftesise. Kjo ka ardhur si pasoje e deges se sigurimeve ne Fier. Kur ka qene drejtori i meparshem tek Instituti i Sigurimeve Osman Rredhi kam derguar listen me emrat e mjekeve. Ai e vonoi aprovimin e komisionit dhe e trashegoi si problem te drejtori aktual qe ka mbi kater muaj qe ka ardhur ne kete detyre Ilir Bele. Dy here i kam derguar listat drejtorit Bele dhe ai nuk ka aprovuar asnje prej tyre. I kam derguar listen e dyte me emrat e tre mjekeve me specialitete te ndryshme por eshte rrezuar pa asnje pretendim ka thene Bregasi duke shtuar se per te gjetur zgjidhje institucionalisht i eshte drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Sigurimeve ku ka marre takim me Elvana Hanaj. Nderkohe qe i eshte drejtuar edhe Ministrise se Shendetesise. Ne asnje nga ankesat e derguara ne menyre zyrtare nuk ka marre pergjigje dhe zgjidhje. Tashme situata eshte e rende dhe mesditen e se martes mora takim me prefektin e Fierit qe te nderhynte ai ka thene me tej drejtoresha. Nderkaq drejtori i Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore ne Fier Ilir Bele ka thene se ne listat e derguar nga Ballshi nuk jane perfshire specialiste. Asnje nga te dy listat nuk premton per komisionin dhe duhen mjeke specialiste per nje te tille. Nje prej emrave te listes se dyte eshte mjeke patologe cka nuk e lejon ligji per ta perfshire ne komision ka sqaruar drejtori Ilir Bele. Gjithashtu ai ka thene se pergjegjesia e propozimit dhe vendosjes se komisionit i takon DSHP-se dhe institucionit qe ai drejton.