E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë VIP-a në “luftë” për një jaguar

Ndërsa kanë kaluar shtatë javë nga fillimi i garës së kërcimit në “Dancing with the stars”, konkurrentët po eliminohen një e nga një. Këtë javë ishte francezja Eloise Le Petit, që doli në danc of me Big Bastën, e që në fund e ka humbur shansin për ta vijuar edhe më tej garën. Numri i konkurrentëve po vjen duke u zvogëluar. Ishin plot 12-të. Tani kanë mbetur shtatë. Katër femra dhe tre meshkuj. Gara duket se do të vijojë e fortë. Mjaft të thuash emrat që kanë mbetur në këtë sfidë të madhe kërcimi dhe gjithçka është e qartë. Olta Gixhari, Vesa Luma, Agnesa Vuthaj e Çiljeta Xhilaga. Çfarëdo që të rendisësh si pikë të fortë apo të dobët të tyre, rezultati del aty-aty. Nuk ke se kë të heqësh e kë të lesh. E po aq konkurrues janë mes tyre dhe tre meshkujt e mbetur në këtë garë. ǒtë thuash më parë për Enver Petrovcin!? Apo dhe për Shpat Kasapin, që ka çuditur dhe veten me transformimet e mëdha që ka pësuar në këtë skenë!? Apo dhe për Big Bastën, repistin e vetëm të “Dancing with the stars”, që ka guxuar të hidhen në terrenin që nuk i përkasin aspak. Këtë të enjte, artistët kërcyen ‘passo doble’, ‘quick step’, ‘rumba’ dhe ‘cha cha cha’. Por gara pas kësaj jave do të jetë edhe më interesante, për vetë faktin se tashmë VIP-at e dinë mirë se për çfarë duhet të sfidojnë deri në pikën e fundit njëri- tjetrin. Gjithmonë ishte folur për një çmim të madh. Por producentja Holta Dulaku e kishte menduar që surprizën për këtë edicion të dytë të garës së kërcimit, ta zbulonte pikërisht këtë të enjte. Do të jetë jo pak, por plot 55 mijë euro, çmimi i madh që do të marrë fituesi i këtij edicioni. Një shumë e madhe kjo, që nuk do të merret cash në dorë, por një makinë tejet luksoze, si një Jaguari marramendës. Kur janë njohur me këtë çmim të madh, VIP-at sigurisht që kanë mbetur pa fjalë. E kush nuk do ta donte një makinë të tillë. Por kush do ta fitojë nga VIP-at e mbetur në garë? Duhet të ndjekim garën edhe në pesë javët në vijim, ku producentja Holta Dulaku dhe regjisorja Grabocka kanë menduar të sjellim padiskutim të tjera surpriza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›