E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëzimi, si do të zhvillohen provimet e lirimit për 9-vjeçaren

Ministria e Arsimit publikon datat dhe mënyrën se si do të zhvillohen provimet e lirimit.Në udhëzimin që mban firmën e ministrit Tafaj, janë caktuar të gjitha procedurat për të garantuar mbarëvajtjen e tyre. Nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për secilin nga provimet. Gjuhën shqipe ata do ta japin më 17 qershor, ndërsa provimit të matematikës do ti nënshtrohen më 23 qershor. Sipas udhëzimit të fundit të nxjerrë nga MASH, testimi do të nisë në orën 10 dhe nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë më parë.  Në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet  Provimi i Lirimit në gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit, thuhet në udhëzimin e fundit të MASH. Sipas tij, për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet nga drejtoritë arsimore të  Korçës dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës i shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Hartimi i testit për Provimin e Lirimit në gjuhën amtare do të ndjekë të njëjtën procedurë sipas pikës 1 të këtij udhëzimi. Për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi të tërhiqet në AKP nga drejtoria e Institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL, thuhet në udhëzim.
Rregullorja e provimit
Rregullorja e provimeve të lirimit është e ngjashme me atë të provimeve të maturës shtetërore. Së i përket ambienteve se ku do të zhvillohen Provimet e Lirimit, MASH ka vendosur që si mjedise të Provimeve të Lirimit të shërbejnë vetëm shkollat publike. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Kështu, vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) prej hartuesve të testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Bashkë me testet për çdo provim, AKP-ja i dërgon Komisionit të Provimeve të Lirimit pranë drejtorive arsimore ose zyrave arsimore skemën e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota. Pas çdo provimi, dërgohet skema e vlerësimit në Komisionin Shkollor të Provimeve të Lirimit, e cila afishohet dhe informon çdo nxënës për të. Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga DAR/ZA, në kushte të përshtatshme dhe të sigurta. Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson. Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar. Ndërkaq, DAR/ZA ngre grupe që shqyrtojnë rast për rast të gjithë testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Së fundi, nga sa përcakton rregullorja, shpallja e rezultateve do të bëhet jo më shumë se 15 ditë pas çdo provimi. Për të gjithë nxënësit e klasave të nënta, mësuesit, apo prindërit e interesuar, më poshtë po botojmë një model të provimeve të lirimit që është aplikuar një vit me parë.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për provimet e maturës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRI
Nr.2636Prot.

UDHËZIM PËR MASAT PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE 2011
Në mbështetje të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 7592, datë 21.06.1995, Për sistemin arsimor parauniversitar, të ndryshuar, të Vendimit të Këshillit Ministrave Nr. 78, datë 08.02.2006 Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe provimet në shkollat e larta publike, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit Ministrave Nr. 1013, datë 10.12.2010 Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP),
UDHËZOJ:

KREU I

PROVIMET E DETYRUARA DHE ME ZGJEDHJE TË MATURËS SHTETËRORE

6. Provimet e Maturës Shtetërore 2011, të detyruara dhe me zgjedhje, të fillojnë në orën 10:00.
7. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë dhe 12  kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.
8.  Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë.
9.  Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara përcaktohen në Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2011 në Republikën e Shqipërisë, Nr. 33, datë 06.01.2011.
10. Provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë. Procedurat e hartimit të testeve të provimeve me zgjedhje përcaktohen në Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2011 në Republikën e Shqipërisë, Nr. 33, datë 06.01.2011.
11. Për maturantët/kandidatët që do të japin provim të MSh njërën nga lëndët me zgjedhje, koha është 2 orë. Këta maturantë/kandidatë do të fillojnë provimin në orën 11.00 dhe do ta zhvillojnë atë në mjedise të veçanta.

KREU II

ADMINISTRIMI I PROVIMEVE

1. Administrimi dhe zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2011 bazohet në Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2011 n렠 Republikën e Shqipërisë.
2. Testet për provimet e Maturës Shtetërore hartohen dhe administrohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), mbi bazën e programeve orientuese lëndore përkatëse.
3. DEPU dhe AKP, brenda muajit prill 2011, të përcaktojnë sasinë dhe llojin e testeve që nevojiten për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje).

KREU III

HARTIMI DHE VLERËSIMI I TESTEVE TË PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE 2011

1. Përzgjedhja e testit për secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2011 të kryhet nga specialistë të caktuar prej Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, të cilët emërohen përzgjedhës të testit përfundimtar (PTP) në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit, brenda ambienteve të izoluara të AKP. Pas përzgjedhjes së testit, të kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave nga AKP.
2. Periudhat kohore të ekspozimit potencial të sekretit (KOEPS-eve) për Maturën Shtetërore 2011 të jenë:
a) 25 maj   01 qershor 2011, për lëndën Gjuhë shqipe dhe letërsi
b) 08 qershor – 15 qershor  2011, për lëndën Matematikë
c)  23 qershor 30 qershor 2011, për lëndët me zgjedhje.
3. Lista e punonjësve të AKP-së, të cilët përfshihen në KOEPS për secilën periudhë të përmendur në pikën 2, kreu III i këtij udhëzimi, miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së. Specialistët  e lëndëve përkatëse në AKP futen në KOEPS një ditë më pas nga datat e përcaktuara në pikën 2. Ata hartojnë së bashku me PTP skemat  e vlerësimit të testeve dhe  ndihmojnë më tej proceset e tjera të formatimit, shumëfishimit dhe shpërndarjes së testeve.
4.    Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZhA), Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional (AKAFP) dhe Kultur-Kontakt të marrin masat e mëposhtme, për lirimin e mjediseve dhe vënien e tyre në dispozicion të AKP-së, gjatë periudhës 24 maj – 01 korrik 2011:
a)  Të zhvillojnë veprimtaritë e tyre në mjedise të tjera jashtë ndërtesës ku ndodhet AKP

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›