Shtatë emrat, nëse ikën Bale

Gareth Bale duket gjithmonë e më pranë transferimit te Real Madrid. Ylli uellsian i Tottenham po kërkon kalimin në "Santiago Bernabeu" dhe presidenti i madrilenëve është gati të bëjë marrëzira financiare për ta bindur presidentin e"Spurs" për të lënë të lirë 23-vjeçarin.
Trajneri i Tottenham Andre Villas Boas dhe Drejtori Sportiv Franco Baldini kanë bërë gati listën e futbollistëve që do të tentohen të sillen në "White Hart Lane" 7 emra të tjerë, që të gjithë emra të njohur dhe me vlerë në futbollin ndërkombëtar.
Emrat e mundshëm janë këta:
Luis Suarez - Liverpool 26 vjeç, 55 milionë funta
Roberto Soldado - Valencia 28 vjeç, 26 milionë funta
Leandro Damiao - Internacionale Porto Allegre 24 vjeç, 22 milionë funta
Alan Dzagoev - CSKA Moska 23 vjeç, 20 milionë funta
Miralem Pjaniç - Roma 23 vjeç, 16 milionë funta
Vlad Chiriches - Steau Bukuresht 23 vjeç, 6 milionë funta
Alvaro Pereira - Inter, 27 vjeç, 12 milionë funta