Shtatorja e Hasan Prishtines ne Kosove, per 100 vjetorin e Pavaresise
Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise, kreret e dy shteteve - Shqiperi dhe Kosove - kane nxitur te gjitha institucionet kulturore per te festuar kete jubile. Kryetari i Shoqates per kthimin e shqiptareve te shperngulur nga trojet e veta, Jahja Lluka, ne 22 vjetorin e themelimit te shoqates dhe ne 100 vjetorin e shenimit te Pavaresise se Shqiperise, i eshte drejtuar kryeministrit te Republikes se Kosoves, Hashim Thacit, me nje kerkese per te mbeshtetur vendosjen e shtatores se atdhetarit te shquar, dhe personalitetit te madh te historise sone kombetare, Hasan Prishtines, ne kryeqytetin e Kosoves. Sipas "Koha Ditore", ne letren e tij adresuar kryeministrit Thaci, thuhet se kerkesa-propozim per ngritjen e shtatores se heroit kombetar shqiptar Hasan Prishtina, ne Prishtine, ne rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, behet me rastin e vendimit te Qeverise se Republikes se Shqiperise, qe shtatoren e heroit Hasan Prishtina ta ngrinin ne Tirane. "Besojme se eshte shume e arsyeshme dhe nje obligim yni, qe te njejten gje ta bejme edhe ne si Kosove", - thuhet ne leter. "Nuk besoj se ka nevoje per arsyetime te medha, pasi veprimtaria e heroit Hasan Prishtina per Shqiperine dhe Kosoven, eshte e njohur dhe dihet kontributi i tij madhor ne kete drejtim. Andaj, jemi te detyruar qe t'ju drejtohemi juve dhe qeverise qe drejtoni, pasi kerkesa jone drejtuar Komunes se Prishtines, respektivisht Kuvendit Komunal dhe kryetarit te Komunes, Isa Mustafa, ka hasur ne vesh te shurdher. Ka kater vite qe kerkesa i eshte drejtuar Mustafes, por nuk kemi marre asnje pergjigje", - thuhet ne letren e kreut te Shoqates per kthimin e shqiptareve te shperngulur nga trojet e veta, Jahja Lluka. "Andaj, marrim guximi qe te propozojme edhe vendin e mundshem per vendosjen e shtatores. Mendojme se do te ishte nje vend i pershtatshem, qe shtatorja e Hasan Prishtines te vendosej ne hapesiren para Pallatit te Rinise dhe Sporteve (ish "Boro e Ramizi"), dhe njeheresh ketij kompleksi t'i vihet emri Hasan Prishtina", - ka propozuar Lluka. Kreu i Shoqates per kthimin e shqiptareve te shperngulur nga rojet e veta, ne letren e tij adresuar Kryeministrit te Republikes se Kosoves, ka sqaruar gjithashtu, se kjo kerkese do te ishte me se miri te aprovohej deri ne shenimin, brenda ketyre javeve, te 22 vjetorit te themelimit te shoqates, me rastin e cmimit tradicional "Hasan Prishtina", qe do t'i ndahet ambasadorit Frank Wisner.