E Diel, 1 Nëntor 2026

Gafë me Kushtetutën, PS tërhiqet nga referendumi

Pas gati nje jave, Partia Socialiste ka kuptuar gafen kushtetuese qe ka bere, dhe ka terhequr nga kerkesa per referendum marreveshjen e ujerave me Greqine, nje nga kater kushtet qe PS i kishte vene PD-se, per te plotesuar dhe me pas opozita do t'i jepte dakortesine per realizimin e referendumit. Forca me e madhe e opozites ka harruar te hape Kushtetuten dhe te mesoje faktin se ceshtjet te cilat lidhen me teresine territoriale te Republikes se Shqiperise, nuk mund te hidhen ne referendum dhe kjo percaktohet mjaft qarte ne nenin 151 te Kushtetutes. Ne kete nen te Kushtetutes, thuhet qarte qe ceshtjet qe lidhen me teresine territoriale te Republikes se Shqiperise nuk mund te shtrohen ne asnje referendum. Blofin kushtetues e ka pranuar dje deputetja e PS-se, Vasilika Hysi. Duke u distancuar nga gafat e zyrtareve te tjere te PS, ne deklaraten e saj ajo riperseriti kushtet ndaj mazhorances, pornuk e permendi piken e katert te marreveshjes se ujerave. "Duke qene se Kushtetuta kerkon, qe kur ka me shume se nje referendum te votohet ne nje dite, e ftojme kryeministrin Berisha te shkojme ne referendum, se bashku me ate kunder importit te plehrave, kufizimin e imunitetit dhe ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi", - eshte shprehur deputetja Hysi, ne daljen e saj publike dje, para mediave. Duke mos dashur te beje asnje koment ne lidhje gafen qe kishin bere zyrtare e tjere te PS-se, deputetja Hysi u shpreh: "Deklarata ishte shume e plote, se cilat jane llojet e referendumeve per te cilat ne mund te shkojme, nese biem dakord me mazhorancen". Kjo gafe deshmon, se partia me e madhe opozitare eshte ne kakofoni te plote dhe udhehiqet vetem nga instiktet e kryetarit te saj qe reagon ne Twitter, pa u konsultuar me askend. Aq e paorganizuar eshte kjo parti, sa keshilltaret juridike kujtohen pas tre ditesh te korrigjojne gafen e bere nga kryetari dhe eksponentet me te larte te partise. Por socialistet nuk heqin dore nga kushtet e tjera, nje nder te cilat, ajo e importit te mbetjeve urbane, ndonese procedura per referendum lidhur me kete ceshtje ka nisur nga shoqeria civile qe ne pranvere. PS kerkon reforme ne drejtesi krahas kufizimit te imunitetit. Ajo thote se demokratet nuk mund te shkojne pa votat e socialisteve ne referendum, per imunitetin dhe i referohet nenit 177 te Kushtetutes, qe thote se duhet qe me pare drafti te jete miratuar ne Kuvend me 96 vota.

Por pretendimet e PS jane rrezuar nga PD e cila ka evidentuar se referendumi eshte i mundshem sipas nenit 150 te Kushtetutes. Ky nen flet per mundesine e 50 mije shtetasve, 1/5-tes se deputeteve ose te Keshillit te Ministrave, per te kerkuar referendum per ceshtje te rendesise se vecante.

Rama, Xhafaj dhe Kodheli perserisin te njejten gafe

Pas hedhjes se idese per referendum popullor, per heqjen e imunitetit nga kryeministri Berisha ne sallen e Parlamentit, ishte pikerisht kryetari i opozites Rama, i cili reagoi menjehere ne faqen e tij ne Twitter, duke u shprehur se ishte pro referendumit, por nese mazhoranca pranonte kater kushte te tjera, mes te cilave dhe ajo per ujera territoriale mes Shqiperise dhe Greqise. Me pas, deklarata e Rames u pasua edhe nga deputeti i PS-se, njeheresh dhe sekretari i ceshtjeve ligjore ne seline roze, Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi: "Ne jemi dakord te shkojme ne nje referendum popullor, ku te trajtohen kater ceshtje madhore, imuniteti meqe e do kryeministri, reforma ne drejtesi, amendamentet qe ne propozojme, ndalimi i importit te plehrave dhe ndalimi i marreveshjes per cenimin e kufijve detare te Shqiperise". Por kjo gafe nuk mbeti ketu, pas Rames dhe Xhafajt u pasua nga nje tjeter deputete e PS-se. Kete here ishte Mimi Kodheli, e cila riperseriti kushtet e opozites ndaj mazhorances per kryerjen e referendumit. "U kerkojme bashkeqytetareve tane te shprehen per hapesiren detare, qe Sali Berisha do t'ua fale per se dyti fqinjeve tane", - u shpreh deputetja Kodheli, ne deklaraten e saj para medieve, dy dite me pare.

4 kushtet e vena nga PS, per referendumin

Imuniteti

Reforma ne drejtesi

Ndalimi i importit te plehrave

Ndalimi i marreveshjes per cenimin e kufirit detar

Kushtetuta

Neni 151

1. Ligji i miratuar me referendum, shpallet nga Presidenti i Republikes.

2. Ceshtjet qe lidhen me teresine territoriale te Republikes se Shqiperise, me kufizimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare te shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes se jashtezakonshme, me deklarimin e luftes dhe te paqes dhe me amnistine, nuk mund te shtrohen ne asnje referendum.

3. Referendumi per te njejten ceshtje nuk mund te perseritet perpara se te kene kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

Deputetja Hysi perpiqet te sqaroje se per cilat ceshtje pyetet qytetari

Gjate deklarates se saj per shtyp deputetja Vasilika Hysi u perpoq te sqaronte edhe se cilat jane ceshtjet qe do te pyeten qytetaret lidhur me paketen e reformes ne drejtesi mes te cilave edhe nese duhet qe presidenti te zgjidhet nga populli. "Le te therrasim popullin dhe te votoje, eshte per President te zgjedhur nga populli apo per President te emeruar nga partia ne pushtet, per nje prokuror te pergjithshem te zgjedhur me shumicen e cilesuar te vendit, apo per nje prokuror te partise ne pushtet, per gjykates te zgjedhur me 3/5 nga Parlamenti apo te imponuar nga partia ne pushtet. Le ta pyesim popullin per drejtesine qe kerkon me plote te drejte dhe le te shohim se si do te pergjigjet populli per kete ceshtje", thote Hysi. Berjen e referendumit edhe per ceshtje te tjera krahas imunitetit forca kryesore e maxhorances e ka cilesuar nje qedrim absurd te Partise Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›