E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër sulm ndaj NATO-s në Afganistan, vriten 3 ushtarë amerikanë

Afganistan- Tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga një person i armatosur i veshur me uniformë të ushtrisë afagane në provincën e Helmandit.

Lajmi bëhet i ditur nga NATO-ja e, teksa agjencia e lajmeve Reuters tha se zyrtarët afganë i kanë pohuar se tre njerëzit e vrarë ishin anëtarë të forcave speciale.

Zyrtari tha se ata u qëlluan teksa po ndiqnin një takim në lagjen Sangin gjatë orëve të vona të së enjtes.

Ky është sulmi i fundit i të ashtuquajturve ‘të gjelbër- në- blu’, ku burra të veshur me uniforma të ushtrisë afgane kthejnë armët e tyre mbi trupat e koalicionit. Të martën një ushtar amerikan i NATO-s u vra nga dy persona të armatosur të veshur me uniformën e ushtrisë afgane në lindje të Afganistanit.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›