Shtatorja e presidentit historik, Rugova së shpejti në sheshin e Pavarësisë
PRISHTINË- Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, së shpejti do vendoset në Sheshin e Pavarësisë me emrin e tij, sheshin më të ri të kryeqytetit kosovar, në ndërtimin e të cilit po finalizohen punimet e nisura në pranverën e vitit të kaluar.
"Shtatorja e Presidentit Rugova së shpejti sillet në Prishtinë dhe do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij", paralajmëroi të dielën nënkryetari i komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti në rrjetin social Facebook, duke shtuar se artistë të mëdhenj po punojnë në finalizimin e saj.
"Përmasat dhe realizimi i saj janë impresionuese dhe besoj se të gjithë u shpreh ai.
Sipas projektit, Sheshi do ketë 12 mijë 800 metra katrorë, prej të cilave rreth 4 mijë do të jenë sipërfaqe të gjelbëruara.
Punimet për ngritjen e Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova në Prishtinë, përballë selive të Kuvendit dhe të Qeverisë kosovare, ku është edhe shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kanë nisur pak ditë pas 17 Shkurtit historik 2008, të shpalljes së shtetit të Kosovës.
(m.a/ata/BalkanWeb)