E Diel, 1 Nëntor 2026

I ofrojnë 1 milionë dollarë të heqë mjekrrën, refuzon lojtari i bejsbollit

Njëri ndër bejsbollistët më të njohur në SHBA, Brian Wilson i ekipit LA Dodgers, është i njohur edhe për imazhin e tij me mjekër të gjatë, të cilën për vite të tëra nuk është duke e hequr. Ai ka refuzuar ofertën e kompanisë së brisqeve të rojes “800Razors”, prej 1 milion dollarësh, për të rruar mjekrën me produktet e tyre, duke u shndërruar edhe në fytyrën promovuese të kompanisë.
“Mjekrra e tij është legjendare, ndërsa ne duam të tregojmë kualitetin e produkteve tona. Nëse ato rruajnë këtë mjekër, atëherë mjekrat e njerëzve të tjerë nuk i kanë problem”, - tha njëri ndër themeluesit e kompanisë “800Razors”.
Tifozët e bejsbollistit kanë përkrahur idhullin e tyre, ndërsa menaxheri i tij tha se mjekra shkon me të edhe në varr, duke refuzuar kështu ofertën prej 1 milionë dollarësh. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›