E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes serbja pas aktit seksual

Tirane- Vdes pas aktit seksual gruaja me origjine serbe. Ngjarja ka ndodhur ne kryeqytet kur 46-vjecarja Milojka Brajovic kishte ardhur ne vendin tone dy dite me pare dhe rastesisht ka takuar diplomatin malazez me te cilin kishte nje lidhje dashurie. Pasi kane kaluar nje nate romantike bashke, momente te cilat kane vazhduar deri ne mengjes, dyshohet se gruaja ka pesuar nje atak ne zemer ne kuzhinen e baneses. Diplomati, emri i te cilit nuk publikohet, ka lajmeruar menjehere per ndihme efektivet e policise, te cilet kane kryer te gjitha veprimet paraprake dhe dyshohet se vdekja ka qene natyrale.
Ngjarja
Milojka Brajovic, 46 vjece, mesohet se kishte ardhur ne kryeqytet dy dite me pare, ku rastesisht ne rruge ka takuar diplomatin malazez. Sipas burimeve, dyshohet se diplomati kishte pasur nje lidhje dashurie me te. Pas takimit me Brajovic, se bashku kane shkuar ne banesen e tij qe ndodhet ne katin e tete te nje pallati ne “Rrugen e Elbasanit”. Grupi hetimor ka arritur ne perfundimin se rreth ores 09:00 te paradites se djeshme, kur cifti ka qene ne momente intime, ka ndodhur edhe ngjarja tragjike. Te dy jane drejtuar ne banje, ku edhe do te laheshin. Ne nje moment diplomati eshte larguar, ndersa gruaja ka shkuar ne kuzhine, ku ka pesuar edhe nje atak ne zemer, duke rene pa ndjenja ne dysheme. Ne momentin qe diplomati ka konstatuar qe mikesha e tij ndodhej pa ndjenja ne toke, ka lajmeruar efektivet e policise.
Hetimet
Uniformat blu te komisariatit numer 1, si dhe inspektoret e Seksionit Kunder Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit, kane shkuar menjehere ne vendngjarje, ku kane kryer edhe hetimet parapake. Sipas policise, pas verifikimeve ka rezultuar se viktima Milojka Brajovic, 46 vjece, nuk ka pasur shenja dhune ne trup, por shkak i vdekjes se saj ka qene nje atak ne zemer. Mesohet se diplomati eshte marre ne pyetje ku ka rrefyer gjithcka qe kishte ndodhur. Sipas policise ai nuk ka treguar as emrin dhe as postin qe mbante. Trupi i gruas pritet qe te dergohet ne vendlindjen e saj. Sipas policise gruaja ka vdekur per shkaqe natyrale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›