E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatzënia dhe seksi

Nga Dr. Adem Harxhi

Shumë gra e burra më kanë bërë këtë pyetje: A lejohet seksi gjatë shtatzënisë? Përgjigjja ime për të gjitha gratë shtatzëna dhe burrat e tyre është: Ju  mund të vazhdoni të bëni seks. Seksi gjatë shtatzënisë është i sigurt. Seksi nuk e dëmton fëmijën tuaj. Po qe se ju të dy dëshironi të bëni seks, bëjeni. Disa studime, madje, tregojnë se seksi plot kënaqësi, i bën mirë shtatzënisë.

Jeta seksuale e një çifti nuk duhet të ndërpritet gjatë shtatzënisë, por ajo duhet të modifikohet. Gjatë shtatzënisë hormonet vërshojnë në trupin e gruas. Kjo bën që dëshira e gruas për seks të jetë shumë e madhe. Trupi i gruas dhe trupi i bebes brenda saj rriten. Gruaja e ndjen veten ndryshe. Kjo bën që gruaja ta ndiejë veten ndryshe edhe lidhur me seksin. Ndërkaq, nuk ka një normë për sjelljen seksuale. Çdo grua dhe çdo çift sillen, seksualisht, në mënyra të ndryshme.

Rëndësi ka që të bëni kujdes të veçantë për ndryshimet e trupit tuaj dhe të njihni e të mos neglizhoni emocionet tuaja. Komunikimi me partnerin gjatë shtatzënisë është me shumë rëndësi. Bisedoni për mënyrën si ndiheni fizikisht dhe emocionalisht. Inkurajojeni partnerin që ai të flasë për ndjenjat e tij. Kjo do tju ndihmojë të ruani marrëdhëniet tuaja seksuale dhe shëndetin tuaj dhe të bebes.

Dëshira për seks gjatë shtatzënisë

Për disa gra, shtatzënia është koha që ato ndiejnë rritje të eksitimit seksual. Në varësi të stadit të shtatzënisë, ndryshimet në trupin tuaj ju bëjnë të ndiheni shumë seksi dhe erotike. Ndryshimet trupore i bëjnë orgazmat më intensive. Shumë grave u pëlqen trupi i tyre, gjinjtë e zmadhuar dhe lakimet trupore krejtësisht të reja. Çlirimi nga frika e shtatzënisë dhe nga kujdesi për kontrollin e lindjes, e shton kënaqësinë tuaj seksuale. Seksi me partnerin që i pëlqen pamja e trupit tuaj shtatzënë, është shumë eksitues. Kjo do ti forcojë më shumë lidhjet tuaja. Ju bëheni më intimë dhe ndiheni më të kënaqur me njëri-tjetrin përpara se bebja të vijë në jetë.

Gra të tjera reagojnë ndryshe ndaj përmbytjeve hormonale dhe ndryshimeve të tyre trupore.  Ato mund të mos e ndiejnë nevojën për seks të shpeshtë ose të mos duan fare seks. Seksi mund të jetë për ato shumë i papërshtatshëm. Kjo ndodh më shumë në tremujorin e parë dhe të fundit të shtatzënisë. Disa grave nuk u pëlqen mënyra si duken dhe si e ndiejnë trupin e tyre, madje, edhe atëherë kur njerëzit (përfshi dhe partnerin) u thonë se sa të mrekullueshme janë. Ato ndihen të dhjamosura dhe të mbingarkuara nga jeta e re që rritet brenda tyre. Disa syresh mund të jenë të shqetësuara dhe të stresuara, veçanërisht në shtatzëninë e parë dhe kur nuk janë tërësisht të sigurta për atë që presin.

Seksi nuk e dëmton beben dhe arritja e orgazmës nuk shpejton lindjen, as nuk nxit abortin. Vetëm gratë që kanë në historinë e tyre lindje parakohe ose dështime të përsëritura bëjnë mirë ti harrojnë marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë.

Penisi i burrit nuk e dëmton beben dhe sperma brenda në vaginë nuk shkakton infektime. Dhe në fund, bebja nuk e di që ju po bëni seks. Është e vërtetë që ju mund të ndjeni lëvizje më të forta të fëmijës (fetusit) pas orgazmës. Kjo është normale dhe vjen nga kontraksionet e vogla dhe të padëmshme të uterusit. Qetësohuni, bebja juaj është e sigurt dhe e mbrojtur mirë.

Kur nuk duhet të bëni seks

Mjeku obstetër ju ka thënë se jeni në rrezik të lartë lidhur me shtatzëninë. Në këtë rast, doktori mund tju këshillojë të hiqni dorë nga seksi për një kohë ose për gjatë gjithë shtatzënisë. Diskutoni me doktorin nëse penetrimi vaginal dhe orgazma (ose të dyja) nuk këshillohen për ju.

Keni rrjedhje gjaku nga vagina.

Keni histori të dështimeve të përsëritura.

Keni dilatacion të qafës së mitrës. Këtë e përcakton vetëm obstetri.

Ju kanë plasur membranat, që do të thotë ujërat kanë rënë.

Keni pasur lindje premature në të kaluarën

Keni placenta previa, që do të thotë se placenta është vendosur mbi qafën e mitrës. Në këtë rast interkursa mund të dëmtojë placentën dhe shkakton hemorragji të mëdha.

Keni shtatzëni me dy ose më shumë binjakë. Në këto raste doktori mund të këshillojë që të mos bëni seks në periudhën e dytë të shtatzënisë.

Vuani nga toksemia ose tension i lartë i gjakut që lidhet me shtatzëninë.

Çfarë ndiejnë burrat?

Për disa burra seksi gjatë shtatzënisë është shumë i veçantë, ndërsa për të tjerë është i frikshëm dhe jo eksitues. Duhet kuptuar se ashtu siç ndryshojnë ndjenjat e gruas gjatë shtatzënisë, ashtu ndryshojnë edhe ndjenjat e burrit. Çelësi është të komunikoni shpesh dhe hapur, për gjithçka që secili nga ju të dy ndjen dhe përpiquni të evitoni marrëdhëniet e fuqishme seksuale.

Burri mund të ketë frikë se mund të dëmtojë gruan dhe beben. Edhe njëherë, po qe se gruas nuk i ka thënë doktori se është me rrezik të lartë, seksi është një mrekulli për të dy. Të dy duhet të bisedojnë për gjithçka. Gruaja bën mirë ti thotë burrit se prekja e tij e kënaq dhe të dy të përpiqen të gjejnë pozicionin seksual që është më i mirë për të dy.

Pozicionet më të mira për seks janë ato që burri nuk bën presion mbi barkun e gruas shtatzënë.

Ka raste kur burri gjatë shtatzënisë dëshiron më pak seks nga më parë. Ndryshimet e gruas gjatë shtatzënisë atij mund ti duken jo tërheqëse dhe jo seksi. Ai gjatë shtatzënisë mund ta shikojë gruan jo si dashnore, por më shumë si një nënë. Këto ndjenja mund tia bëjnë të vështirë eksitimin dhe ejakulacionin. Kjo gjë mund ta bëjë gruan të ndihet keq. Gruaja nuk duhet ti marrë këto si fyerje personale. Burrat janë të ndryshëm, por e rëndësishme është të respektohen ndjenjat e njëri-tjetrin dhe çdo gjë tjetër.

Burri mund të ndiejë se po zëvendësohet. Disa burra frikësohen se foshnja do të marrë të gjithë vëmendjen e gruas. Kjo çon në zemërime dhe tensionim të marrëdhënies, të cilat prishin intimitetin seksual. Gruaja kërkon të sigurohet se është akoma tërheqëse për burrin dhe se çdo gjë midis tyre do të përmirësohet sapo fëmija të vijë në jetë. Gruaja duhet të bëjë gjithçka që burri të kuptojë se ajo e do dhe se ai nuk do të zëvendësohet  nga foshnja që është duke ardhur.

Çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni

Siç e thamë, për sa kohë gruaja nuk është me rrezik të lartë dhe të dy ndiheni rehat me njëri-tjetrin, ju  mund të bëni seksualisht çdo gjë.

Seksi Oral

Bëjeni: Është, përgjithësisht, i sigurt.

Mos e lejoni: Burri nuk duhet të fryjë ajër në vaginën e gruas. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse shkakton emboli ajri, të cilat janë vdekjeprurëse.

Masturbacioni

Bëjeni: Masturbacioni është i sigurt gjatë shtatzënisë. Për arsye se rritet furnizimi me gjak në organet gjenitale, orgazmat e gruas mund të jenë shumë intensive dhe zona mund të jetë shumë sensitive. Duhet të përdorni lubrifikim për të shtuar kënaqësinë. Masturbimi reciprok mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë për interkursën.

Bëjeni: Gruaja mund të përdorë një vibrator po qe se dëshiron. Vibratori është i sigurtë, ndonëse, vibracionet mund të ndihen pak më të forta dhe jo komforte, ngaqë është rritur sasia e gjakut  në vulvë, në klitor dhe në vaginë. Një vibrator me bateri, me vibracione të dobëta mund të jetë më i pëlqyeshëm.

Mos e lejoni: Përdorimin e vibratorit brenda në vaginë, pas tremujorit të dytë të shtatzënisë.

Seks Anal

Mos e bëni: Është shumë më mirë të evitohet seksi anal gjatë shtatzënisë. Enët e gjakut që rrethojnë anusin janë të zgjeruara dhe dëmtohen lehtësisht gjatë shtatzënis

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›