Tryeza e Vitit te Ri, sa kushton per 4 vete Luljeta Ndoka
Pervecse me atmosfere festive, besetytet pretendojne se Vitit i Ri, duhet pritur gjithnje me nje tryeze te bollshme, ne menyre qe ashtu sic niset viti, ashtu te vazhdoje edhe pergjate 365 diteve te tjera. Dhe, qe tryeza te jete e tille, duket te kete domosdoshmerisht disa lloje asortimentesh, qe ne fakt kushtojne, por qe njerezit gjithsesi mundohen t’i gjejne mundesite, qe ato te mos mungojne. Keshtu, ne traditave e shqiptareve, tryeza e Vitit te Ri pothuaj nuk konceptohet pa gjelin e detit, kostoja e te cilit, llogaritet ne baze te peshes se tij. Por, duke marre familjen tradicionale me 4 pjesetare, kostoja e gjelit te detit per festen me te madhe te fundit te vitit, eshte rreth 5 mije leke. Ketu, llogarisim jo vetem koston e gjelit, por edhe te perberesve qe duhen per ta gatuar ate. Shume amvisa, gjelin e detit e mbushin me arra, disa te tjere e shoqerojne me kulac, etj. Valbona Bajraktari, punonjese ne nje pasticeri, shprehet se ka pasur shume kerkesa per t’u bere klienteve bakllavane. “Bakllavaja ka nje taktike: Munde t’ia hedhesh pa kursim te gjithe perberesit, por ama nuk del ashtu sic duhet. Per kete arsye, neve na vijne cdo vit kerkesa per bakllava”, thote Valbona. E pyetur ne lidhje me koston e saj per 4 persona, Valbona tregon se shkon diku te 2500 leke. Keto jane dy asortimentet kryesore, pastaj te tjerat jane ne baze te deshires. Me se shumti, gjeli i detit shoqerohet me disa lloje sallatash, si: Sallate me rukola, sallate me perime te ziera, sallate me lakra te grira holle me rende, sallate jeshile, etj, te cilat nuk kane kosto te larte. Sa u perket pijeve, kryesisht tradita eshte qe ne tavolinat shqiptare te mos mungoje vera, por vitet e fundit eshte bere tradite, qe viti i ri te pritet me shampanje. Megjithate, amvisat shprehen se cdo fundvit, i kane te pranishme pothuaj te gjitha llojet e pijeve. Ne total, mendohet se tryeza e vitit te ri per 4 persona, te shkoje rreth 10 mije leke. Rekomandimet e dietologeve per nje darke sa me perfekte e nisin pikerisht me pijet, ato qe nuk duhet te mungojne ne tryeze. “Jo pije me gaz, me perjashtim te ujit te gazuar, pasi shtojne kalori, te cilat nuk ngopin. Te konsumohet uje pas cdo vakti gjate dites se festave dhe ky te shoqeroje cdo pije alkoolike, qe do te preferoni”,- pohojne dietologet, te cilet nuk lene pa permendur veren e mire, per te cilen thone se eshte nje pije e preferuar dhe e shendetshme. “