E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Assadit ripushtojnë disa lagje në Damask

Forcat siriane të sigurisë raportohet të kenë rimarrë kontrollin e lagjeve lindore të Damaskut. Trupat qeveritare dhe kryengritësit kanë zhvilluar luftime të ashpra në zonën Ghuta, për dy ditë me radhë.

Zëdhënësi i kryengritësve ka mohuar të thotë nëse këta të fundit janë tërhequr, por ka pohuar se tanket kanë hyrë në rajonin Ghuta. Ai tha se forcat kryengritëse vazhdojnë të operojnë në afërsi të Damaskut.

Protestuesit sirianë që nga marsi i vitit të kaluar po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Bashar al-Assad. Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5.400 të vrarë që nga shpërthimi i trazirave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›