E Diel, 1 Nëntor 2026

Bandat meksikane “përplasin brinjët”, 28 të vdekur

Përplasja mes bandave rivale ndodhi në një udhëkryq afër Ruis-it në shtetin e Nayarit, 800 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Meksiko Siti.

Policia gjeti 28 persona të vdekur dhe katër të plagosur kur arriti në vendngjarje.

Në fshatin Michoakan, dhuna e shkaktuar nga kartelet e drogës ka detyruar më shumë se 1 mijë persona të largohen nga vendbanimet.

Më shumë se 34 mijë persona kanë humbur jetën në vend që prej kohës që Presidenti Kalderon u shpalli luftë karteleve të drogës në vitin 2006./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-26 11:15
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›