Tadiç konfirmon arrestimin e Mlladiçit

Sipas tij, tashmë po kryhen procedurat për ekstradimin e Mlladiçit në drejtim të Gjykatës së Hagës, ku akuzohet për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftërave në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë.
“Arrestuam Ratko Mlladiçin. Mbyllëm një kapitull të fortë që na afron më shumë me BE-në. I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit të nisë hetime të pavarura për trafikun e organeve në Kosovë sipas raportit të Dick Martit”, ka thënë midis të tjerash presidenti i Serbisë.
Tadiç shtoi se me këtë arrestim, i është hequr fytyra e zezë Serbisë, duke ngritur lart moralin e këtij shteti, teksa nënvizoi se së shpejti do të arrestohet edhe Goran Haçiç, i kërkuar për të njëjtat krime.
Policia serbe arreston Ratko Mlladiçin?
Beograd (12:21) – SPolicia serbe arreston Ratko Mlladiçin?ipas raporteve jozyrtare, policia serbe ka arrestuar paraditen e sotme një person të quajtur Milorad Komadiç, i cili dyshohet të jetë i superkërkuari Ratko Mlladiç.
Radioja serbe B92 theksoi se “ kemi arritur të verifikojmë se një person i dyshuar të jetë Mlladiçi është në paraburgim”.
Ndërkohë, agjencia prestigjioze e lajmeve, “Reuters” bën me dije se po zhvillohen testet e AND-së për të vërtetuar nëse personi është vërtet i superkërkuari.
Gjeneral Ratko Mlladiç, është personi më i kërkuar për krime lufte në Ballkan, në arrati që prej përfundimit të luftës së Bosnjës në vitin 1995. Ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjes, kërkohet nga Gjykata e Hagës për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë, 1992-1995.
Një nga krimet kryesore për të cilët akuzohet Ratko Mlladiç, është masakra e Srebrenicës, gjatë së cilës u vranë rreth 8 300 burra myslimanë boshnjakë.
Një burim nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme konfirmoi për “Reuters”-in se një i dyshuar është tashmë në paraburgim. “Personi ka ngjashmëri fizike me Mlladiçin dhe ne po analizojmë ADN-në e tij tani”, theksoi zyrtari në kushtet e anonimatit.
Në orën 13:00 pritet të dalë në një konferencë për shtyp edhe Presidenti serb, Boris Tadiç.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-05-26 13:09