E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR-i pengon kontrabandën në Jarinjë

KFOR-i ka bllokuar rrugën alternative nga Rashka në drejtim të Kosovës dhe kanë ndaluar lëvizjen e kamionëve që transportojnë ngarkesa mbi tre tonelata, ndërkohë që lëvizja automjeteve të tjera nuk është penguar.
 

Një anëtar i Këshillit komunal i Leposaviçit, Bojan Jakovlevic, ka thënë se me këtë veprim KFOR-i është vënë drejtpërdrejt në anën e Prishtinës.
 

“Kemi kërkuar lëvizjen e lirë të kamionëve me të cilët transportohen mallrat për tregtarët në veri, ku tashmë ka mungesë”, ka thënë për lokale mediat Jakovlevic.
 

Ai ka kujtuar “vullnetin e shprehur të qytetarëve serbë përmes referendumit” se nuk i pranojnë institucionet e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›