E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, shtyhet sërish gjyqi ndaj Timoshenkos

Një gjykatë në Karkiv në Ukrainën lindore sërish ka shtyrë procesin gjyqësor mbi akuzën për evazionin fiskal kundër ish kryeministres Julia Timoshenko.

Timoshenko, e cila po e vuan dënimin me 7 vjet burg në një rast tjetër të abuzimit të detyrës zyrtare, iu ka kërkuar autoriteteve që t`i lejojnë shmagien nga procesi për shkaqe shëndetësore.

Prokurorët iu propozuan të martën gjykatësve që Timoshenko të lejohet të marrë pjesë në proces përmes një vdeo-linku.

Por, avoktatët e Timoshenkos e hodhën poshtë idenë.

Gjykatësi Konstantin Sadivski tha se duhet më shumë kohë për të vendosur për këtë çështje dhe ka caktuar seancën tjetër dëgjimore me 14 gusht. Kjo është hera e dytë që shtyhet procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministres Timoshenko.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›