E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Shtëpia e Bernarda Albës' në Shkodër

Federíco García Lorca dhe drama e tij "Shtëpia e Bernarda Albës" u prezantuan dje në mbrëmje në Teatrin Migjeni në Shkodër.


Në kuadrin e Vjeshtës Kuturore Spanjolle Ambasada e Spanjës në Shqipëri do ta kishte të vështirë të imagjinonte një përfaqësues më të mirë të letrave spanjolle në skenat shqiptare se sa Federíco García Lorca "pa dyshim, poeti dhe dramaturgu spanjoll më i njohur botërisht i shekullit XX.


Ndërgjegja e tij shoqërore dhe pozicionet e tij antifashiste e bënë viktimë fatale të Luftës Civile Spanjolle, pasi vdiq i pushkatuar në Granada me 1936.


Teatri i tij, së bashku me atë të Valle - Inclán, është më personali, brilanti dhe popullori i shkruar në gjuhën spanjolle gjatë shekullit të kaluar; një teatër i mbushur me simbole dhe personazhe lirikë, por plot sens të thellë të forcës së natyrës dhe jetës. Karakteristika që mund të vlerësohen ne Shtëpia e Bernarda Albës, e shkruar në 1936, pak ditë para se autori të arrestohej, dhe qe eshte maja e veprës së vërtetë të García Lorca me të cilën teatri i tij arrin kulmin."


Kjo vepër u dha premierë në Tiranë me 11 tetor me rastin e Festës Kombëtare të Spanjës, 25 vjet pas inskenimit të saj të fundit. Regjisorja e re Alma Hoti konkurron me Lorca-n në Festivalin e Teatrit të të Rinjve që organizohet nga Teatri Kombëtar dhe Ministria e Kulturës.


Interpretojnë aktoret e reja Armela Demaj (Bernarda Alba), Elona Hyseni (Poncia), Esmeralda Metka (Adela), Marsela Lena (Martirio), Gladiola Harizi (Angustias), Klodiana Keco (Magdalena), Anisa Dervishi (Amelia), Denalda Teli (sherbyesja), Jonida Cunga (Prudencia) dhe Adriana Tolka (María Josefa).


Pasi ka mbetur e ve për herë të dytë Bernarda Alba vendos të mbajë një zi të rreptë, ajo dhe vajzat e saj. Do ta vendosë këtë gjë me një tirani të egër. Por gjithçka komplikohet kur vajza e madhe tërheq një pretendent, Pepe Romani, i cili mbjell në shtëpi xhelozi e pasione.


Vetë García Lorca e kualifikoi veprën si "drama e grave të fshatrave të Spanjës", tragjedi që shfaqet me një forcë të pakalueshme: një ambient i mbyllur, mbytës, zija e detyruar nga zonja dhe ndalimi për të dalë nga shtëpia përfundojnë në një fatalitet. Për të gjithë këto, kjo vepër, në të cilën nuk duket as edhe një personazh mashkullor, nënkupton një qëndrim në favor të lirisë mbi të gjitha konvencionet shoqërore.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›