E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i rrugës, tregtia me çmim të lirë dhe mall të vjetër

Kryeqyteti i Tiranës ka librari të shumta ku mund të gjesh libra të shumllojshëm. Këtë e shikon çdo qytetar si në qëndër të qytetit e deri në periferi të saj. Por të gjithë adhuruesit e librit ato nuk mund t'i gjejnë vetëm në librari, ekziston edhe një treg tjetër i veçantë. Bëhet fjalë për librat që tregëtohen në mes të pluhurit e baltës në bordura trotuarësh dhe tezga dërrase. Në këto tregje mund të gjesh nga autorët më të rinj e deri tek Markez, Kanti, Dostojevski, Kafka, Miller etj, libra që nuk mund t'i gjesh në vitrinat komode të librarive. Po a ekziston një konkurencë midis librarive dhe tregjeve të pluhurosura të librit. Ne nuk mund t'iu japim një përgjigje të duhur për këtë por për një gjë jemi të sigurt se libri është miku më i mirë për njeriun.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›