E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta del sot para Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta do të dali sot para Gjykatës Kushtetuese, e cila do të japi vendimin e saj, pas akuzave ndaj kreut të shtetit për shkelje të rënda të Kushtetutës, provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrje për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj.
Vendimi është marrë 8 muaj më parë nga parlamenti. 
Që Presidenti të shkarkohet, pro vendimit të Kuvendit duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë dhe duhet patjetër të marrin pjesë në votim 6 anëtarë. Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë nga 9 që duhej të kishte gjithsej. 
Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. 
Pavarësisht nga vendimi i Gjyaktës Kushtetuese rikthimi i Ilir Metës në gjirin e LSI, partisë që krijoi tashmë është thuajse i sigurt. 
Zyrtarisht mandati i presidentit Ilir Meta  mbaron më 24 korrik 2022.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›