Shtëpia e Verdhë, Katuci: Do të nis grevë urie

Shtepia e familjes Katuci
Familja Katuci, pronare e të ashtuquajturës Shtëpia e Verdhë në Gurrë të Matit ka paralajmëruar një grevë urie.
Kryefamiljari, Abdullah Katuci ka kërkuar që ti jepet fund ankthit 8 vjecar të hetimeve që prokurorët dhe hetuesit e EULEX kanë nisur ndaj akuzave të ish-senatorit Dick Marty për transplant organesh njerëzore.
E vetmja zgjidhe që i ka mbetur familjes time është greva e urisë, thotë Katuci.
Pronari i Shtëpisë së Verdhë deklaroi se i ka dërguar letër kryeministrit të vendit, Sali Berisha dhe Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Ai kërkon edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të hetojë akuzat dhe ti japë fund kësaj historie duke zbardhur të vërtetën.
Familja Katuci u vu në qendër të vëmendjes pas publikimit të raportit të senatorit Dick Marty, i cili në raportin e tij thekson se Shtëpia e Verdhë është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë Krujë, 20 km larg Tiranës.