Shtëpia e mbrapsht
Në qytetin Bispingen të Gjermanisë njerëzit mund të shohin “Shtëpinë e çmendur”, shtëpia familjare e cila është e ndërtuar së prapthi.
Më saktë, kulmi gjendet në themel, ndërsa themelet në maje të ndërtesës. Në shtëpi, e cila mund të vizitohet çdo ditë, të gjitha orenditë janë të vendosura mbrapsht deri në detajin e fundit.
Qëllimi i këtij projekti është që t’i ofrojë turistëve një përmbajtje të re si dhe një perspektivë krejtësisht të re për përditshmërinë pasi që të hyjnë në botën e shtëpisë së mbrapsht.