E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ra nga kati i shtatë dhe mbijetoi

Një banor i Novosibirski i Rusisë i mbijetoi rënies nga kati i shtatë i ndërtesës, duke pësuar vetëm disa gërvishtje dhe të ënjtura.

Ai në gjendje dukshëm të alkoolizuar ra nga kati i shtatë i ndërtesës, por pati fat që të përfundojë në degët e një peme lartësia e së cilës mbërrinte deri në katin e tretë, njoftuan mediat ruse.

“Pesëdhjetëvjeçari mrekullisht shpëtoi vetëm me lëndime të lehta. Fqinjët e vërejtën në pemë dhe menjëherë thirrën për ndihmë”, tha Dimitrij Chepuhalin, zyrtar i ndihmës së shpejtë në Novosibirsk.

Në Rusi, e cila 141 milionë banorë, çdo vit për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit vdesin gjysmë milion njerëz. Kjo shprehi e keqe ndikon në jetëgjatësinë e meshkujve e cila, sipas të dhënave zyrtare, është më e ulët sesa në shtetet e varfra siç janë Bangladeshi dhe Hondurasi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›