Minatorët: Qeveria të zbatojë detyrimet

Minatorët e Bulqizës kanë reaguar pas dekleratës së bërë nga kryeministri Sali Berisha. Në një deklaratë për median ata kanë kërkuar mbajtjen e përgjegjsisë nga shteti si dhe zbatimin e detyrimeve institucionale. Minatorët kanë theksuar gjithashtu se nuk është bërë asgjë nga ana e qeverisë përgjatë tre muajve të grevës ,duke mos përmbushur kështu as dhe detyrimin moral të tij si qytetar. Ndërkhë gjatë një vizite tek minatorët kryeministri Berisha pasi u njoh nga shefi i reanimacionit për gjendjen dhe trajtimin e tyre, vizitoi minatorët dhe i siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështetjen e saj, për shërimin e shpejtë e tyre. “Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik” , - u shpreh Berisha- ndërsa tha se qeveria së bashku me mjekët, do të bëjë çdo gjë për ti ndihmuar.