Shtëpia në shitje, shkak vjedhja e shpeshtë në të

Pesë herë brenda vitit, hajnat hynë e vodhën gjithçka në një shtëpi në Prishtinë
Familja Cakolli, pronare e saj, ka vendosur ta shesë shtëpinë.
Ata e fajësojnë edhe policinë, raporton Klan-Kosova.
Sali Cakolli tregon se vetëm në një rast vjedhjeje, i janë vjedhur gjësende në vlerë prej 10.000 eurosh.
“Unë dyshoj se policia po bashkëpunon me hajnat. Nuk është e mundur deri tash të mos e gjenin hajnin” thotë Cakolli.
Tri prej vjedhjeve kishin ndodhur deri sa familjarët e tij ishin branda në shtëpi. Personat që kryen vjedhjen ishin të maskuar./Indeksonline/