E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën Te Dheu i Bardhë dhe në Bërnjak

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve e arritur në mes të dy kryeministrave, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Daçiq, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Ketrin Eshton, e cila tashmë ka filluar së zbatuari në dy pikë-kalime kufitare që e ndajnë Kosovën nga Serbia, në Merdare dhe Jarinjë, pritet që të hënën në ditën e fundit të vitit 2012 të fillojë së aplikuari edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Bërnjak.

Jo zyrtarisht, përfaqësuesit e policisë serbe kanë thënë se përkundër punëve të shumta që pritet të përfundojnë deri të hënën, Menaxhimi i Integruar i Kufirit do të fillojë së zbatuari, transmeton rtk

Ndryshe, në këtë pikë-kalim kufitar, përreth dy kilometrave Policia e Kosovës do të afrohet në drejtim të Bujanocit, ndërkohë që obligimet për përfundim të problemeve teknike i kanë takuar palës serbe.

Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufijve pritet të jap rezultate konkrete në tejkalimin e kolonave të gjata, të cilat deri më tani kanë mbretëruar në këtë zonë, sidomos në periudhën e pushimeve dhe festave kur rritet fluksi i kalimtarëve në drejtim të Kosovës dhe anasjelltas për hyrje në Serbi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›