Plane per restaurimin e Katedrales se Shen Patrikut ne Nju Jork

Katedralja e Shen Patrikut eshte nje nder objektet me te njohura te Nju Jorkut. Kjo ndertese me nje rendesi te madhe simbolike per komunitetin katolik te qytetit dhe per historine e tij eshte bere tani viktime e peshes se viteve dhe ndotjes se mjedisit. Nje projekt i madh restaurimesh eshte ne fazen e planifikimeve per te garantuar qe katedralja do te vazhdoje tu sherbeje brezave te ardhshem ne Nju Jork
Katedrelja e Shen Patrikut apo St. Pats sic e quajne banoret lokale eshte e rrethuar nga gratacela ne Bulevardin e famshem 5th Avenue.
Silueta e saj eshte nje simbol i njohur i panorames se Nju Jorkut qe nga fundi i shekullit te 19. Ne vitin 1853 Peshkopi John Hughes i Arqipeshkvise se Nju Jorkut doli me idene e ngritjes se nje strukture mahnitese per tu treguar banoreve te Nju Jorkut qe ishin ne mase derrmuese protestante se imigrantet katolike ishin pjese e qytetit.
Ndertimi i nje katedraleje te kesaj madhesie ishte nje deklarate e hapur jo veter per katoliket por per kedo tjeter. Kjo strukture nenkuptonte se katoliket kishin me se fundi status dhe se kjo faltore per Zotin ishte simbol i faktit qe ata ishin vendosur tashme ne Boten e Re.
Monsignor Ritchie ka lindur ne Nju Jork dhe ka ardhur ne kete katedrale qe kur ishte i vogel. Ne vitin 2006 ai mori pergjegjesine e operacioneve te perditshme te katedrales.
Mbi 5 milione vizitore vijne cdo vit ne Katedralen e Shen Patrikut per tu lutur apo per te admiruar arkitekturen gotike. Katedralja eshte nje ndertese mahnitese ne pamje te pare por fsheh plot probleme. Dekada pas ndertimit te saj katedralja ka hasur ne nje numer problemesh financiare. Mungesa e fondeve te nevojshme ka penguar riparimet e domosdoshme per ndertesen. do gje ketu qe nga dritaret punimet prej guri dhe vete organo e katedrales kane nevoje per restaurim. Fakti qe ndertesa eshte ne qender te Nju Jorkut ne meshiren e shiut acid dhe ajrit te ndotur e ben edhe me te domosdoshem nje proces te tille.
Nje projekt i madh renovimi eshte ne fazen e planifikimit. Por administruesit e kesaj katedraleje me elemente unike dhe delikate duhet te kujdesen tani per ruajtjen e integritetit te nderteses. do element arkitekturor me vjetersi te tille kerkon pune te specializuar
Dritaret me xhama me ngjyra do te jene shume te veshtira te restaurohen pasi nuk ka shume specialiste qe dine si te punojne me kete lloj xhami vecanerisht kaq te vjeter.
Gjate procesit te restaurimeve qe mund te zgjase per muaj me radhe katedralja do te qendroje e hapur premton Monsignor Ritchie
Ka njerez qe sdo ta kishin problem qe katedralja te mbyllej deri ne perfundim te riparimeve. Por ne as qe e diskutojme kete mundesi. Katedralja do te qendroje e hapur pasi u perket njerezve nga e gjithe bota. Do te kete vende qe do te jene te mbyllura per publikun si rezultat i punimeve por pjesa me e madhe e nderteses do te jete e hapur.
Katedralja ka qene e hapur cdo dite qe kur u hap per here te pare ne vitin 1879.