Shtesa mbi pagë, mësuesit që do ta përfitojnë pa iu nënshtruar testimit
Kualifikimi, përcaktohet rritja mbi pagë sipas tri kategorive. Mësuesit, ku do të zhvillohet testimi dhe si do të bëhet ankimimi
Jonida Tashi
Gara e mësuesve për të kaluar me sukses testimin për kualifikim pritet të jetë e fortë. Kjo jo vetëm për faktin se provimi do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e mjaft inspektorëve të arsimit, por edhe sepse secili prej arsimtarëve konkurron për të përfituar shtesën mbi pagë. Më me fat në këtë garë do të jenë mësuesit që kanë marrë kualifikimin “Master” ose gradën “Doktor i shkencave”. Shefja e Sektorit të Trajnim-Kualifikimit në Drejtorinë Arsimore Tiranë, Teuta Çobaj, konfirmon se arsimtarët, që zotërojnë këto kualifikime, do të pajisen me certifikatën e shkallës përkatëse të kualifikimit, pa marrë pjesë në veprimtaritë kualifikuese. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, Fatos Beja, për testimin e mësuesve gjatë këtij viti, provimeve të kualifikimit do t’u nënshtrohen vetëm mësuesit që deri më 31 dhjetor 2008 kanë mbushur vjetërsinë e përcaktuar të punës në arsim (5,10,20 vjet punë).
Rritja
Në bazë të vjetërsisë në punë janë përcaktuar vitet e punës që nevojiten për të fituar një nga tri shkallët e kualifikimit si dhe shtesa që do të përfitohet mbi pagë. Kështu, nga 5 deri në 9 vjet duhen për të marrë shkallën e tretë të kualifikimit. Nga 10 deri në 19 vjet për shkallën e dytë të kualifikimit, të paktën 5 vjet pas marrjes së shkallës së tretë. Nga 20 e më shumë vjet për shkallën e parë të kualifikimit, të paktën 10 vjet pas marrjes së shkallës së dytë. Në bazë të këtij kategorizimi, mësuesi përfiton shtesë në pagë, që për kategorinë e tretë është plus 5 për qind, për të dytën plus 10 për qind dhe për të parën plus 20 për qind. Në total, në Drejtorinë Arsimore të Tiranës janë paraqitur rreth 270 arsimtarë që do t’i nënshtrohen provimit për rritje page. Sipas rregullores, data e caktuar për të dhënë provimin është 29 marsi. Tashmë programet e testimit sipas lëndëve janë shpërndarë në drejtoritë e shkollave dhe secili mësues mund t’i gjejë ato pranë drejtorisë së shkollës së tij. Gjatë kësaj periudhe, mësuesit që do të hyjnë në këtë proces do të pajisen me një vlerësim të brendshëm të realizuar nga drejtoria e shkollës dhe një vlerësim të jashtëm nga Sektori i Inspektimit në Drejtorinë Arsimore Rajonale.
Ankimet
Përcaktohen detajet për zhvillimin e testimit të mësuesve për kualifikimin e tyre. Shefja e Sektorit të Trajnim-Kaulifikimit në Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, Teuta Çobaj, bën të ditur për gazetën se ku do të zhvillohet provimi, sa do të zgjasë dhe si do të bëhet procedura e ankimimit. Provimi me shkrim për testimin e mësuesve do të zhvillohet më 29 mars, në orën 10.00, në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi”. Testi nuk zgjat më shumë se 120 minuta. Në ditën e paraqitjes në provim, të gjithë mësuesit duhet të jenë të pajisur patjetër me dokument identifikimi. Brenda pesë ditëve nga data e provimit, pjesëmarrësi në provim ka të drejtë t’i ankohet zyrtarisht drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë (DART) për: parregullsi në procedurat e zhvillimit të provimit; ndëshkimet që mund të ketë pësuar nga administratori ose përgjegjësi i administrimit të provimit. Pas kësaj, drejtori i DAR-së, të cilit i është drejtuar ankesa, i dorëzon ankuesit përgjigjen zyrtare brenda pesë ditëve nga data e dorëzimit të ankesës. Nëse ankuesi nuk e merr përgjigjen brenda afatit ose gjykon që përgjigjja është e pamjaftueshme për të, ai ka të drejtë t’i drejtohet zyrtarisht drejtorit të Institutit të Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT) brenda pesë ditëve nga përgjigjja e marrë nga DAR. Drejtori i IKT-së duhet t’i nisë përgjigjen ankuesit brenda 10 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të ankesës. Nëse një pjesëmarrës në provim nuk e pranon rezultatin e provimit, i nis drejtorit të IKT-së kërkesën për t’u njohur me qortimin e testit të tij. IKT-ja i dorëzon ose i dërgon ankuesit një fotokopje të testit të tij, kundrejt një pagese prej 300 lekësh. Nëse ankesa e pjesëmarrësit në provim gjykohet e drejtë nga vlerësues të ngarkuar nga drejtori i IKT-së, testi i ankuesit rivlerësohet. Nëse një ankues nuk është i kënaqur me përgjigjen përfundimtare të IKT-së, ka të drejtën e ankimimit në MASH.
Vjetërsia e punës
Nga 5 deri në 9 vjet për shkallën e tretë të kualifikimit.
Nga 10 deri në 19 vjet për shkallën e dytë të kualifikimit, të paktën 5 vjet pas marrjes së shkallës së tretë.
Nga 20 e më shumë vjet për shkallën e parë të kualifikimit, të paktën 10 vjet pas marrjes së shkallës së dytë.
Shtesa mbi pagë
Shtesa mbi pagë që përfiton mësuesi për kategorinë e tretë të kualifikimit është plus 5 për qind.
Shtesa mbi pagë që përfiton mësuesi për kategorinë e dytë të kualifikimit është plus 10 për qind.
Shtesa mbi pagë që përfiton mësuesi për kategorinë e parë të kualifikimit është plus 20 për qind.
Rregulla për kandidatët
Nëse një kandidat nuk merr pjesë në kualifikim për shkaqe rastësore ose nuk kualifikohet, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e vitit pasardhës.
Kandidatët që janë edukatorë në kopsht do t’i nënshtrohen provimit për të gjitha programet e arsimit parashkollor.
Kandidati që është mësues i arsimit fillor do t’i nënshtrohet provimit për të gjitha programet lëndore të këtij cikli.
Nëse kandidati, mësues në arsimin e mesëm të ulët ose në arsimin e mesëm të lartë, jep më shumë se një lëndë brenda profilit, të përzgjedhë për provimin e kualifikimit njërën prej tyre.
Provimi duhet të mbulojë lëndën e përzgjedhur për të gjitha klasat e ciklit të mesëm të ulët ose të ciklit të mesëm të lartë.
18 Mars 2009