E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazistët e tetë gjimnazeve në Tiranë, në program edukimi ekonomik



Gjimnazistë nga tetë gjimnaze të Tiranës janë përfshirë në një program për edukimin ekonomik dhe sipërmarrjen e lirë. Junior-achievement Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ka arritur që të aktivizojnë në këtë program me qindra gjimnazistë për t’i njohur ata me biznesin, sipërmarrjen e lirë, ekonominë e tregut. Mbi 220 nxënës të gjimnazeve “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “Andon Z. Cajupi”, “Sinan Tafaj”, të ndarë në 32 skuadra me nga shtatë nxënës, u përfshinë në këtë program të stimuluar në kompjuter duke luajtur rolin e menaxherit. Gjatë një periudhe tremujore, skuadrat konkurruan si të ishin në një situatë reale biznesi duke marrë vendime mbi çmimin, prodhimin, investimin dhe marketingun. Vetëm gjatë vitit akademik 2006-2007, rreth 2.6 milionë të rinj, u përfshinë në programet që realizohen nga kjo organizatë që operon në Europë. Programet për edukimin ekonomik janë programuar për të rinjtë e moshave nga 6-25 vjeç dhe zbatohen përmes partneritetit, ndërmjet bizneseve dhe shkollave.

18 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›